Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Pikëpyetje mbi një “devijim” fetaro-protokollar të Bashës

Ka provokuar reagime e debat mes bashkësisë së besimtarëve muslimane një “devijim” i Bashës drejt Kryegjyshatës bektashie këtë Ramazan, për të uruar dhe aty, përveçse në KMSH, Fiter Bajramin.

“Bajram të gëzuar dhe me fat për besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët. Paqe dhe gëzim në zemrat dhe shtëpitë e shqiptarëve në këtë ditë shprese. Zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkroi Basha, duke publikuar një foto nga takimi e biseda korteziale me Dede Edmond Brahimajn.

Ka pikëpyetje të shumta nëse ka zgjedhur vetë apo ja ka sugjeruar dikush këtë risi protokollare në atë që konsiderohet, në mendimin e pastër suni, si një devijim, deri në asgjë, të përbashkësisë mes Islamit të pastër dhje bektashizmit.

Ky i fundit vërtet rrjedh nga besimi islam, por me një devijim dogmatik e në praktika fetare që e shndërrojnë në sekt me asnjëlidhje me Islamin si besim e botëkuptim.

Deri më sot nuk ka ekzistuar riti që në ndonjë Bajram të urohet kreu bektashi, aq më tepër me vizitë në Kryegjyshatë, ndonëse ky i fundit zgjedh të jetë në faljen në shesh. /tesheshi.com/     

auto pjese dak

Related posts