Nga Ermir Hoxha
Një debat mbi Izraelin, Gazën, Iranin, patur së fundmi në Opinion-in e Fevziut, ishte shpalosje e një fakti të trishtë mbi një kategori njerëzore, ithtare e shtetit kriminal hebre, e cila, mu për këtë arsye, ka një pandjeshmëri të frikshme deri në nivel naziskin. Por ndoshta nuk është nevoja të kthehesh te nazizmi, si një përpjekje për të gjetur krahasimin e duhur në përshkrimin e tyre; mjafton që u rreh zemra vetëm për Izraelin si provë e dramës në ndërgjegjen e tyre. Sa ja, për atë që ndodh në Gaza, sado llahtarë të jetë, atyre nuk jua ndjen. Dhe është e vetëkuptueshme: s’mund të jesh edhe ithtar i Izraelit edhe njeri, në kuptimin fisnik të fjalës. Nëse je sadopak njerëzor, nuk ka asnjë mundësi që të duash edhe Izraelin.
Berat Buzhala e bëri më të qartë këtë ndarje me thikë. Dhe përballë tij Redi Shehu, si nata me ditën, hem në ndërgjegje e hem në mendje, nuk e di pse zgjodhi të ishte politik, ose më saktë konjuktural, në përgjigjen e pyetjes së Buzhalës nëse ishte për zhdukjen e Izraelit. Shehu iu përgjigj “jo”, duke artikuluar zgjidhjen me dy shtete. Por, në daç Buzhalës e në daç kujdo tjetër si ai, përgjigja duhej të qe historike dhe morale. “Jo, shteti izraelit nuk duhet të ekzistojë. Nuk them se duhet zhdukur, pasi në traditën islame nuk ekziston zhdukja e ndokujt, e ndonjë populli apo shteti, si dhe nuk promovohet ndonjë lloj zhdukjeje, por kjo nuk është pengesë për të thënë atë që duhet thënë: që shteti izraelit është një ndër padrejtësitë më të mëdha historike, është madje krim kundër njerëzimit, siç dhe po ndodh qartazi, siç po provohet, pra siç po e dëshmon Gaza dhe siç e kanë dëshmuar 70 e kusur vite në atë tokë. E megjithatë, “zhdukjen” e tyre Buzhalë kërkoje në Perëndim, për të mos thënë te tradita e krishterë.
Në fjalorin musliman për ta është “shpëtimi”, është “përkudesja”, është “mbrojtja”, është të jetuarit me dinjitet, pa u cënuar nga askush. Dhe këtë e dëshmon historia, siç dëshmon pabesinë dhe mosmirënjohen e tyre. Në radhë të parë me Zotin e më pas me njerëzit. Kjo është e vërteta për ta.
Është e panatyrshme që ata të kenë shtet, aq më shumë në Palestinë. Siç është e panatyrshme që ata të kenë pushtet. Shteti i tyre, pushteti dhe jeta e tyre, është ndërtuar mbi një tokë të pushtuar prej tyre. Pra, është ndërtuar mbi padrejtësi. Ajo tokë ku ata kanë shtetin e tyre edhe mizor, nuk qenë qetësi mu prej atij shteti e është e mbushur me dramë njerëzore. Siç e dëshmon historia, ajo tokë ka parë paqe e drejtësi vetëm për sa është qeverisur nga muslimanë. Dhe kjo është e natyrshmja e asaj toke. Dhe këtë e thonë edhe ata hebrenj që nuk kanë ardhur nga ana e anës, siç sionistët, por që trashëgojnë traditën e bashkëjetesës me muslimanët, nuk kanë parë kurrë të keqe prej tyre dhe që e thonë me gojën plot se meritojnë të qeverisen prej tyre. Janë aso hebrenjesh, nëse ke parë skena, që rrihen e keqtrajtohen rrugëve të Jerusalemit prej sionistëve.
Jo Buzhalë, duhet ta kesh të qartë ti e ata që mendojnë si ti, se aty, në atë tokë, sa të ekzistojë një shtet që quhet Izrael, nuk ka për të patur as shtet tjetër me emrin Palestinë, por nuk do ketë aq paqe, qetësi e drejtësi. Sepse, askund, në asnjë rast, historia nuk ofron asnjë fakt apo dëshmi, se prej atij soji që sot lidhet me shtetin e Izraelit, ka buruar drejtësi, fisnikëri apo moral. Ata as ndonjë qytetërim nuk i kanë ofruar botës, por vetëm zullum sa herë kanë patur gjë në dorë, sa herë ju është dhënë ndonjë fije pushtet.
Dhe ti Buzhalë, o e di këtë të vërtetë, por nuk e pranon atë se ashtu është një muhabet, o je i paditur dhe nuk preferon të mësosh për të shkuar te e vërteta e tyre dhe jo vetëm.
Sepse për ironi, edhe ata vetë e dinë të vërtetën e tyre, e dinë dhe si do jetë fundi i kësaj meseleje tragjike në atë tokë të larë me gjak prej tyre. Madje edhe ata që e krijuan shtetin e tyre, perëndimorët, e dinë të vërtetën se kush janë ata, siç dhe ata e dinë të vërtetën se ç’mendojnë perëndimorët për ta, për të mos thënë të krishterët. Ata e dinë fort mirë, por mësoje dhe ti nëse nuk e di, se shteti i Izraelit ishte dhe një lloj përzënie nga perëndimorët e hebrenjve nga jeta e tyre, njëherësh çuar aty, te tokat e muslimanëve, për t’i luftuar dhe këta të fundit me zullumin e tyre gjenetik. Edhe kjo lehtë është e provueshme.
Ndaj Buzhalë, të jesh me Izraelin sot më e pakta është të jesh me të pavërtetën; më e shumta të jesh me të padrejtën. Dhe është e dhimbshme që kjo të ndodhë me një kosovar, që fati e ka bërë të ngjashëm me palestinezë e jo izraelitë. Se nuk ka gjenocid kosovar mbi serbët, por e kundërta. Se nuk ka spastrim entik të serbëve nga kosovarët, por e kundërta. Se nuk ka pushtim toke nga kosovarët ndaj serbëve, por e kundërta.
Edhe kosovar, edhe me Izraelin, është çmenduri!