Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PARALAJMËRIMI/ “Non grata” ndaj Berishës, Sekretari Blinken me tjetër sinjal

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha pas dekretit të Presidentit Biden për zgjerimin e gamës së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave nga Ballkani Perëndimor, se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara “për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në rajoni, potencialin për një demokraci e lirë dhe e prosperuar”.

“Korrupsioni sjell dëm të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të vendosur të promovojmë përgjegjësinë dhe të luftojmë kundër mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë botën,” theksoi Blinken.

Përmbushja e standardeve

Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se angazhimi i SHBA për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i fortë dhe “në përputhje me standardet që vendet në rajon duhet të përmbushin për të arritur qëllimin e tyre për të përparuar në rrugën evropiane”.

Biden nënshkroi një dekret të martën duke zgjeruar fushën e masave emergjente në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të deklaruar në një vendim të vitit 2001, si dhe kriteret për vendosjen e sanksioneve të SHBA për të adresuar sfida të tilla si korrupsioni, tha Shtëpia e Bardhë.

Ndodh kjo ndërsa ditë më parë, Blinken bëri publik faktin që Berisha dhe familja e tij ishin shpallur “non grata” nga SHBA.

Dhe, duke gjykuar mes rreshtave të deklarës së Blinkenit dhe aktit të Trump, rasti i Berishës përkthehet si një pikënisje e nje ere ndëshkimore të ngjashme në rajon, përfshiër dhe Shqipërinë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts