Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Pahor në Beograd: Synimi slloven për Shqipërinë

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor është në Beograd, ku nga atje foli dhe për “jo-letrën” e famshme, e cila trazoi rajonin, dalë nga vendi i tij.

“Unë pashë botimin e “Jo-letrës’ si një rrezik që Sllovenia të humbte besueshmërinë e një miku të sinqertë të të gjithë popujve dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre Euro-Atlantike. Përmbajtja e ‘Jo-letrës’ është saktësisht e kundërta e pikëpamjeve të mia për një të ardhme të përbashkët evropiane.

Unë e shoh zgjidhjen në zgjerimin dukshëm më të shpejtë të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, të cilin Brukseli duhet ta shohë si një çështje gjeopolitike”, tha Pahor për Kurir.

Ai shtoi se ai beson se BE duhet të vendosë zgjerimin në Ballkanin Perëndimor në një pozitë dukshëm më të lartë në axhendën e saj.

Ai beson se Sllovenia do të shtojë “një përshpejtim të caktuar në dinamikën e zgjerimit” gjatë presidencës së saj në Këshillin e BE.

“Sigurisht që duhet të kontribuojë të paktën në zgjidhjen për bllokadën e Maqedonisë Veriore dhe përparimin e Shqipërisë. Unë do të përpiqem të kontribuoj për këtë dhe samitin e udhëheqësve Brdo-Brioni, i cili do të mbahet në 17 maj të këtij viti,” tha ai. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts