Të paktën 11 të plagosur – Shpërthimi ndodhi gjatë orës së pikut në rrugën kryesore Istiklal, një nga rrugët më komerciale të qytetit, me mediat turke që citojnë një sulmues vetëvrasës.
#taksim #istiklal'deki bombanın patlama anı… pic.twitter.com/k9sLyGfWUQ
— Haberden Habere (@HaberdenHabere_) November 13, 2022
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së dielës përpara një dyqani në qendër të Stambollit, më saktë në zonën e shumëpopulluar të Taksimit, një prej qendrave të njohura të metropoloit historik turk.
Many Casualties in an explosion is Taksim Sq #Tukey #Istanbul pic.twitter.com/gzysJyjLtg
— MARIO 🇬🇧🇦🇪🇱🇧 (@mariotradleb) November 13, 2022
Sipas mediave turke, shpërthimi në rrugën Istiklal shkaktoi panik, ndërsa raportet flasin për të paktën 11 të plagosur. Raportohet edhe për persona të vdekur, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet turke.
Loud blast heard in Istanbul's Istiklal causing panic. pic.twitter.com/ZK6FViRooz
— Ted Regencia تِد (@tedregencia) November 13, 2022
Një numër i madh i zjarrfikësve, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për ndihmën e parë. /tesheshi.com/