Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nisja e Ramazanit, kreu i KMSH-së”: Kohë dhe për pajtim!

Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu përcolli mesazhin kortezial për nisjen e muajit të Ramazanit, ku thekson se ky është rasti dhe për të lënë anash pospajtimet.

“Të dashur qytetarë, motra e vëllezër, nesër, më 13 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjellë urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i mëshirimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i faljes dhe mirëkuptimi, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin.

Ju ftojmë të jemi më solidare me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbarë.

Të nderuar besimtarë çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, lënien anash të mospajtimeve, etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilit rrethohen.

Uroj që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes.

Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni të ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”, shprehet Spahiu. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts