Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nishani Ivanovit: Shkupi nuk e konsideron Tiranën partner tregtar

Nga te Sheshi
02/04/2015
në Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Nishani Ivanovit: Shkupi nuk e konsideron Tiranën partner tregtar

Shqipëria dhe Maqedonia kanë një bashkëpunim të mirë politik por jo ekonomik. Madje Shqipëria nuk bën pjesë as në grupin e 20 vendeve të para me të cilat Maqedonia ka shkëmbime tregtare.

Ky problem u ngrit sot në Tiranë nga dy presidentët Bujar Nishani dhe Gjorge Ivanov, gjatë një vizite që presidenti maqedonas zhvilloi sot në Tiranë.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani kërkoi veç të tjerash edhe respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si një garanci për të drejtat e komunitetit shqiptar që jeton në Shqipëri, ndërkohë që sa i përket pakicave maqedonase ato gëzojnë të gjitha te drejtat në mësimin e gjuhës; kulturën e ruajtjen e identitetit. Lidhur me çështjen e emrit, Nishani tha se është një problem që duhet të shkojë drejt zgjidhjes pasi bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Nishani

“Marrëdhëniet në këto 22 vjet kanë evoluar në mënyrë pozitive. Është e rëndësishme që ky trend pozitiv të ruhet dhe të përmirësohet akoma më shumë në dobi të qytetarëve të dy vendeve tona. Vlerësuam gjithashtu nevojën e nxitjes së mëtejshme të qeverive dhe institucioneve të vendeve tona në funksion të rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik që ende nuk i përgjigjet nivelit të bashkëpunimit politik që kemi. Ndërsa lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO i shpreha edhe një herë mikut tim Gjorge se Shqipëria e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në këtë organizatë pasi vlerëson se është në interesin më të mirë të paqes stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Ne mirëpresim zgjidhjen e kompromisit dhe zgjidhjen e çështjes së emrit në kuadër të OKB-së pasi kjo do të zhbllokonte edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe procesin e negociatave në BE. Faktori shqiptar në Maqedoni është faktor stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm. Harmonia dhe bashkëjetesa mes popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase rregullohet përmes zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit. Shqipëria është vlerësuar gjithmonë në raportet dhe vlerësimet e BE dhe OKB si një ndër vendet më të avancuara në respekt të pakicave kombëtare”, tha Nishani.

Edhe presidenti Ivanov tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë një bashkëpunim të frytshëm me komunikime dhe vizita të shpeshta. Maqedonia, tha Ivanov, synon ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshi dhe Shqipërinë.

Ashtu si edhe homologu i tij shqiptar; Ivanov tha se nuk janë të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Ivanov

“Ne si dy shtete kemi bashkëpunim të frytshëm me vizita të shpeshta. Besoj se do arrijmë të ruajmë dhe të ndërtojmë bashkëpunimin tonë me takime të tilla. Presidenti Nishani është i ftuar në Maqedoni. Ne synojmë ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshi dhe Shqipërinë. Ka një gjë që nuk jemi të kënaqur nga takimi im nga 2011-ta deri sot kemi një farë shkëmbim ekonomik, por si dy shtete fqinje nuk është në rregull që të kenë një shkëmbim prej vetëm 120 milionë dollarë duke pasur një suficit nga ana maqedonase. Madje Shqipëria nuk i takon as grupit të 20 shteteve të para me të cilat kemi një shkëmbim ekonomik. Kjo tregon se këto marrëdhënie duhet të përkthehen edhe në një bashkëpunim afarist dhe bashkëpunimi ekonomik të ndjekë atë qe kemi arritur mes dy shteteve tona në aspektin politik”, tha Ivanov.

Ivanov beson se rritja e shkëmbimit ekonomik do të bëjë që të rritet edhe mirëbesimi mes qytetarëve, por edhe do të nxisë bashkëpunimin në turizëm apo kulturë.

Presidenti Nishani e ftoi homologun Ivanov për të qenë i pranishëm në Tiranë më 26 maj, kur mbyllet edhe Presidenca e Shqipërisë për drejtimin e SEECP. Por ftesa nuk mungoi as nga homologu maqedonas, i cili e ftoi presidentin Nishani për një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Të dy presidentët nuk kanë pranuar të komentojnë gjatë; zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në secilin vend; arrestimet e deputetëve në Shqipëri dhe përgjimet në Maqedoni. Ata kanë thënë se respektojnë sistemin e drejtësisë dhe gjykimet transparente.

Tags: nishani ivanov

Të ngjashmeLajme

Një tragjedi rrugore trondit Italinë
Bota & Rajoni

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

03/10/2023
Françesku “përkëdhel” çiftet homo
Sociale & Shoqëri

Françesku “përkëdhel” çiftet homo

03/10/2023
Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme
Sport

Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

03/10/2023
Lajme të tjera
ANALIZA/ A do të arrijë SHBA të përjashtojë Rusinë nga tregu bërthamor bullgar dhe cili do të jetë çmimi?

ANALIZA/ A do të arrijë SHBA të përjashtojë Rusinë nga tregu bërthamor bullgar dhe cili do të jetë çmimi?

Myslimanët e Rusisë: Luftëtarët e ISIS, armiq të Islamit

Myslimanët e Rusisë: Luftëtarët e ISIS, armiq të Islamit

LSDM publikoi ‘bombat’ nga Kumanova: Jankullovska fjalor ofendues ndaj shqiptarëve

LSDM publikoi 'bombat' nga Kumanova: Jankullovska fjalor ofendues ndaj shqiptarëve

TË FUNDIT

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

4 orë Më parë
Françesku “përkëdhel” çiftet homo

Françesku “përkëdhel” çiftet homo

4 orë Më parë
Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

4 orë Më parë
Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

03/10/2023
Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

03/10/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Kush e sundon veriun e Kosovës, fiton legjitimitetin ndërkombëtar

Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e fundit në Kosovë

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist