Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Bilgehan Ozturk*: Mediat perëndimore, oportunizëm politik me fatkeqësinë e një populli

Shfrytëzimi i një fatkeqësie natyrore për të hedhur baltë mbi qeverisjen e vendit turk

Nga te Sheshi
10/02/2023
në Opinione, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bilgehan Ozturk*: Mediat perëndimore, oportunizëm politik me fatkeqësinë e një populli
66
SHPËRNDARJE

Provincat juglindore të Turqisë u tronditën nga tërmete të dyfishta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë duke lënë një vijë të madhe vdekjesh dhe shkatërrimi. Ekipet e menaxhimit të fatkeqësive në Turqi kanë bërë çdo gjë të mundur në zonat e goditura nga fatkeqësia, por përmasat e saj ishin aq dërrmuese sa Ankaraja deklaroi menjëherë alarmin e Nivelit 4, duke kërkuar ndihmë nga jashtë. 

Dridhjet nuk janë diçka e huaj për Turqinë. Ajo është ndër 10 vendet më të prekura nga tërmetet në botë. Lëkundjet e dyfishta të së hënës janë deri tani më shkatërrueset dhe apokaliptiket që ka përjetuar vendi që nga viti 1939. Të paktën dhjetë provinca, sa madhësia e Kubës, me një popullsi prej 13.5 milionë banorësh, janë prekur drejtpërdrejt nga katastrofa. Siria fqinje në veri të saj po vuan gjithashtu.

Më shumë se çdo gjë tjetër, Turqia dhe Siria kanë nevojë për mbështetje humanitare. Më shumë se sa për retorikë, ne kemi nevojë për veprime – ekipe shpëtimi, mbështetje teknike dhe çdo ndihmë logjistike të mundshme për misionet e huaja në organizimin e ndihmës. Por, për fat të keq, një pjesë e mediave perëndimore kanë filluar të hedhin baltë qeverinë turke në një kohë kur vendi është i zënë me mbikëqyrjen e misioneve të kërkim-shpëtimit në të gjithë vendin. 

Një akuzë që po qarkullon veçanërisht në mediat e huaja përqendrohet në bumin që ndërtimet kanë parë në 20 vitet e fundit të qeverisjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Në një kohë kur pasgoditjet e njëpasnjëshme përhapin frikë dhe panik në rajonin e goditur nga katastrofa, mediat perëndimore po publikojnë raporte  dhe opinione ku pretendohet se rritja ekonomike e Turqisë “e nxitur nga ndërtimi” është fajtorja kryesor për numrin në rritje të vdekjeve në zonat e goditura nga tërmeti. Qeveria po akuzohet se ka bërë një sy qorr ndaj respektimit të standardeve të rëndësishme të ndërtimit dhe sigurisë. Akuza të tilla po përsëriten vazhdimisht.

Edhe pse të gjitha ndërtesat e shembura duhet të hetohen dhe palët përgjegjëse duhet të ndëshkohen nëse shpallen fajtore për shkelje të normave të ndërtimit, qeverisë duhet t’i lihet hapësirë ​​për t’u fokusuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe zbatimin e planeve të emergjencës si strehimi i dhjetëra mijëra njerëzve që humbën shtëpitë e tyre në katër ditët e fundit si dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe furnizimeve të tjera thelbësore për popullsinë e prekur. 

Përforcimi i zërave kritikë gjatë një fatkeqësie natyrore mund të perceptohet si një përpjekje e shëmtuar për ta politizuar krizën. Nga gjeologët tek liderët botërorë, përfshirë presidentin e SHBA-ve Joe Biden, çdo mendje racionale mund ta shohë se sa e paprecedentë dhe e madhe është shkalla e tërmeteve të dyfishta të së hënës. Tërmeti i dytë që ndodhi me një distancë të shkurtër kohore nga i pari dhe me një magnitudë po aq të lartë, e bën këtë fatkeqësi një fenomen të rrallë në historinë e regjistruar sizmike. 

Turqia nuk është i vetmi vend në botë me një masë ndërtimesh që, ose janë të vjetra ose mund të mos e kalojnë testin e sigurisë nga tërmeti. SHBA ka gjithashtu një masë të dendur ndërtesash të pashëndetshme. Për shembull, merrni Los Anxhelosin: bashkia e saj nuk ka të dhëna se sa ndërtesa në të gjithë qytetin janë të rrezikuara. Në vitin 2013, një analizë e pavarur vuri në dukje se të paktën 1000 ndërtesa në qytetin e LA dhe qindra të tjera në qarqe të tjera ishin të prirura të shemben po të ndodhte ndonjëherë një tërmet me magnitudë të lartë. 

Në dritën e lëkundjeve të dyfishta në Turqi, ka shumë gjëra që duhen përtypur. Veçori të tilla si shumësia e linjave kryesore të thyerjes dhe çarja sizmike në një thellësi të cekët e kanë bërë këtë fatkeqësi një nga më të rëndat në rajon. Goditja ishte aq e fortë sa rrugët dhe autostradat u çanë, ndërsa ndërtesat u përplasën si një paketë letrash. Edhe kalaja 2000-vjeçare e Gaziantepit u përball me dëmtime të rënda, pavarësisht se ishte rinovuar disa herë në historinë e vonshme. 

Ndonëse fokusi në këtë fazë duhet të mbetet në shpëtimin e sa më shumë njerëzve dhe nxjerrjen e trupave nën rrënoja, qeveria duhet të hetojë ndërtesat për të zbuluar se ku janë shkelur ligjet e ndërtimit dhe të identifikojë personat përgjegjës për anashkalimin e normave.  

Por në të njëjtën kohë, mediat, veçanërisht ato që veprojnë nga vendet perëndimore, duhet të përmbahen nga shfrytëzimi i një fatkeqësie të kësaj shkalle për oportunizëm të thjeshtë politik. 

*Bilgehan Ozturk është studiues i politikës së jashtme pranë Fondacionin SETA. Interesat e tij kërkimore përfshijnë politikat e jashtme dhe të sigurisë të Turqisë në rajonin e MENA-s, aktorët e armatosur jo-shtetëror, luftën civile, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe marrëdhëniet turko-ruse. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?
Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

21/03/2023
Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit
Kujtesë

Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

20/03/2023
Turqit qipriotë: një popull musliman i izoluar nga Islamofobia
Reportazhe

Turqit qipriotë: një popull musliman i izoluar nga Islamofobia

18/03/2023
Lajme të tjera
Të pasurit nuk dorëzohen: Superliga mund të ketë 80 klube

Të pasurit nuk dorëzohen: Superliga mund të ketë 80 klube

Trump, rikthim në rrjetet sociale pas dy vitesh ndalim

Trump, rikthim në rrjetet sociale pas dy vitesh ndalim

Tërmeti i tragjik në Turqi: rrëfimi i fotografit që fiksoi këtë imazh të përlotshëm

Tërmeti i tragjik në Turqi: rrëfimi i fotografit që fiksoi këtë imazh të përlotshëm

TË FUNDIT

Angli: futbollistët agjerues, pushim për iftar

Angli: futbollistët agjerues, pushim për iftar

11 orë Më parë
Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

13 orë Më parë
Lazio, distancim nga antisemitizmi i disa tifozëve

Lazio, distancim nga antisemitizmi i disa tifozëve

14 orë Më parë
Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

15 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

21/03/2023
Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

21/03/2023
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist