Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Ethosi i vijës kufitare

by Te Sheshi
23/12/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Ethosi i vijës kufitare

Dikur, para tridhjetë viteve, teksa bënim hapat e parë në shkollë të mesme, prof. Bardhi, njeriu që na mësoi leximin dhe kulturën e kohabitimit me librin, mes tjerash na pati dhënë si sugjerim këndimi edhe veprën e Kollakovskit, “A ekziston Zoti?”, dhe “Mendja e robëruar” të Çesllav Milloshit, mendimtarë këta polakë të profilit të lartë, që atëbotë i gjeje vetëm në gjuhën serbokroate.

Këtyre ditëve, më 15 dhjetor, në hapësirat e UEJL-it, në Tetovë, ishim bashkëbisedues-panelist (shoqëruar edhe nga Maja Muhiq) me një nga figurat aktuale më me peshë të kulturës polake, Krzysztof Czyżewski, poet, aktivist social, botues, eseist, mësimdhënës, performues teatror, themelues i Fondacionit të Tokës Kufitare (Borderland Fondation) për arte, kultura dhe kombe (1990), me seli në një qytet të vogël, Sejny, afër kufirit polak me Ukrainën.

Czyżewski foli për temën, “Ethosi i vijës kufitare: Formimi i çështjeve lidhëse në një shoqëri multikulturore”. Siç dihet, ethosi, një term ky me histori të gjatë, nga Sokrati e Ciceroni, nënkupton edhe të qenët (being) e dukjen (seeming), karakterin e njeriut, në bazë të të cilit njerëzit e konsiderojnë njeriun “qenie morale”. Ky karakter e balancon identitetin i cili mund të jetë forcë e konfliktualizimit ose e konstruktimit të përplasjeve, e shpie në kremtimin e urave, të cilat në Ballkan nuk janë figura gjithaq pozitive: ura e Sarajevës (Gavrillo princip, Lufta e Parë Botërore), e Vishegradit (vend i ekzekutimit të foshnjave) gjatë konfliktit në Bosnjë, e Mitrovicës, urat postmoderne të Shkupit të projektit “Shkupi 2014” (simbole të ndarjes së këtyre dy qyteteve), etj.

Ai mes tjerash elaboroi segmentin e nevojës për të ndryshuar paradigmën e pas 1989-ës, kur një pjesë e popujve europianë u çliruan, kur u formua harta e re e Europës, me pretendime të reja të ashpra, theksoi nevojën për kultivim të një rrëfimi të përbashkët, të një agore kolektive, të ngjashme me atë të Varshavës, ku përpara sinagogës shkëmbehen rrëfimet e dhimbshme të njerëzve. Në këtë drejtim, marrëdhëniet reciproke kërkojnë marrëveshje më të gjerë dhe konsensus mbi normat bazike të aksionit social. Narracionet e tokës kufitare lidhur me të kaluarën dominohen nga kujtime traumatike dhe nga një gjuhë negative, të përqendruara në konflikte, mëri, justifikim ndaj rrezikut, e të ngjashme. Popujt e ‘Pogranicze’-s (zonave kufitare) duhen mbajtur larg nga ngjarjet tragjike të së kaluarës, duhen fokusuar kryesisht në kujtime të mira, të pranishme në çdo person dhe bashkësi. Kujtimet e mira dhe gjuha pozitive janë elementet thelbësore të krijimit të një kulture të bashkëjetesës.

Sipas tij, paradigma e këtij shekulli do të jetë veta e dytë, “ti je”, që është formësuar prej dy pararendëseve: antike, që bazohej në paradigmën e vetës së tretë, “ky është”, asociuar me Aristotelin (arsyeja dhe objektiviteti), dhe ajo e periudhës moderne, me paradigmën e vetës së parë, “unë jam”, që ndërlidhet me Dekartin (subjektiviteti dhe vullneti njerëzor).

Eshtë fakt që në Ballkanin e pikëtakimit të qytetërimeve ka probleme jo me gjeografinë, por me politikën, me ethosin politik që përdoret për konsum publik, me një pop psikologji që tek njerëzit ndjell defetizëm, që krijon tendosje mes shumicës dhe pakicave, kur marrëdhëniet ndëretnike sigurizohen (‘securitization’, Wæver 1995), kur raportet mes shteteve dhe minoriteteve shihen jo si çështje të politikës normale demokratike për t’u negociuar dhe debatuar, por si çështje të sigurisë shtetërore, në të cilat shteti duhet t’i kufizojë proceset demokratike me qëllim që ta mbrojë shtetin.

I këtillë është edhe rasti në Maqedoni, ku komuniteti shqiptar konsiderohet pandërprerë nga aparati shtetëror si element i sigurisë/pasigurisë, kur në vend të balancimit mes përbërësve të ndryshëm të strukturës sociale, avancohet koncepti i apologjetëve të shtetit dhe të atyre që i punojnë pas shpine (në këtë rast, shqiptarët). Në këtë drejtim, ethosi i vijës kufitare është një mënyrë për t’i lidhur kartat e artit të lidhjes që i kemi humbur në epokën e modernitetit. Kështu, jetësimi i këtij ethosi ka relativizuar antagonizmat e polakëve me lituanezët, bjellorusët dhe ukrainasit, e ka prodhuar fqinjësi pozitive.

A mundet që kartat të lidhen në Ballkanin e shekullit XXI? A mundet që të arrihet faza e realiteteve si kufiri belgo-holandez (Baarle-Nassau dhe Baarle-Hertog), ku vija kufitare është provizore, kurse për njerëzit është krejtësisht e njëjtë se në cilën anë e pijnë kafenë e tyre. Relativizimi i kufijve fizikë varet nga eliminimi i kufijve në kokat e njerëzve, që janë më të fortë madje edhe se Muri Kinez, varet nga afirmimi i kujtesës pozitive, nga pajtimi i miteve historike dhe vlerave civile, nga kahëzimi pozitiv i dinamikave socio-kulturore, nga implementimi i etikës në fjalimet e retorëve tanë të sferës publike dhe më gjerë.

Shënim: Vepra më e re e Czyżewski-t është, For God and Fatherland: Catholicism, Poland, and Modernity (Oxford University Press, 2011)

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Ka edhe kështu: babai i futbollistit 19-vjeçar Marko Grujiç nuk e lë të birin të shkojë te Liverpuli

Ka edhe kështu: babai i futbollistit 19-vjeçar Marko Grujiç nuk e lë të birin të shkojë te Liverpuli

Modestia prekëse e Ilir Metës: vitin e ri do e kaloj këtu me familjen

Modestia prekëse e Ilir Metës: vitin e ri do e kaloj këtu me familjen

Nervozohet Van Gal, braktis konferencën për shtyp

Nervozohet Van Gal, braktis konferencën për shtyp

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

18/05/2025
Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni