Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Negociatat, Macron ndan Tiranën nga Shkupi?

Duket se Franca e ka bërë ndarjen mes Tiranës dhe Shkupit sa i përket negociatave, një akt që nuk i përgjigjet realitetit të raporteve Rama – Macron, i konsideruar nga i pari dhe si miqësore.

Macron tha mbrëmë në Paris se ishte koha që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, duke shtuar se vendi po kontribuonte në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Macron e ka tha këtë në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, para Pallatit Elysee para fillimit të darkës së punës.

“Vendi juaj meriton të fillojë negociatat me BE. Eshtë koha të konkretizojmë vendimin që kemi marrë. Unë jam gjithashtu këtu për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë,” tha presidenti francez, duke theksuar se Franca mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE.

Presidenti francez tha se vendi i tij i kushton shumë rëndësi stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se Maqedonia e Veriut kontribuon në këtë me modelin e saj të bashkëjetesës edhe pas Marrëveshjes së Prespës.

Nuk dihet nëse qëllimisht, Macron nuk ndërfuti Shqipërinë në komentete e tij mbështëtese.

Nga ana tjetër, Hollanda ka zbutur qëndrimin e saj karshi Shqipërisë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts