Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Muzikë në male, në Theth do të këndohet Jazz

Disa këngëtarë të rinj të talentuar si Elina Duni, Shpat Deda dhe Vlashent Sata, kanë organizuar fundjavën tjetër një koncert në Theth, pikën turistike veriore të vendit.

Koncerti kërkon të ndihmojë turizmin në këtë zonë dhe t’i bëjë më shumë reklamë turizmit malor në një nga zonat më të bukura të Veriut të vendit.

Koncerti në natyrë që ka mbledhur mjaft simpatizantë të këtyre këngëtarëve dhe natyrës së bukur do të mbahet më datë 26 gusht.

Një vit më parë Elina Duni së bashku me Eda Zarin mbajtën një koncert të ngjashëm në Valbonë në shenjë proteste ndaj ngritjes së disa HEC-ve në zonën turistike.

Në skenën e festivalit, aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj do të na rrëfejë gojëdhënat, tregimet, legjendat dhe përrallat e moçme, si trashëgimia më e vyer e paraardhësve tanë në këto vise./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts