Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

(MOS)REFORMIMI/ Nevoja e një Dritëro Agolli për PD-në: ku gjendet?

Kreu demokrat Basha ka përfshirë në narativën e tij fushatore brenda PD, në garën për t’u rizgjedhur, paralelen mes së sotmes politike dhe asaj të vitit ‘91. Është një përpjekje e sforcuar për rishpikur një PD që nuk ekziston. Asgjë sot nuk është si atëherë dhe kjo jo thjesht nga diferenca kohore, por nga zhvillime aq të vrullshme politike sa kanë përmbysur shumëçka dhe gati çdo gjë nga perceptimet dhe gjykimet e e atyre viteve. Më kryesorja, PD e atyre viteve ishte krejt tjetërçka, sa në brum njerëzor e sa në ndjesi popullore. Ai realitet është kthyer me kokë kokëposhtë dhe, me atë çfarë vuan sot PD, katandisjen e saj në minorancë elektorale prej më shumë se 20 vitesh përballë PS-së, si dhe me trendin që vijon të shesë politikë, e pareformuar dhe e rrënuar në shumë pjesë të praktikave, mendimit dhe ligjërimit politik, vështirë se do kthehet ndonjëherë në lavdinë e dikurshme. Kjo, sepse sot PD-së i mungon qoftë dhe një Dritëro Agoll, qoftë dhe një Fatos Nano.

Po, ka një paralele mes së sotmes dhe të djeshmes dhe ajo është gjendja e PD-së sot si e PP-së ato vite, ku u desh kurajoja e Dritëro Agollit, me fjalimin e tij historik që shkundi partinë e tij dhe i hapi rrugë një reformimi që vite më pas do korrte frute të dukshme politike, mjaft të thuhet duke u shndërruar në mazhorancë politike. Patriarku u pasua zinxhir nga nuhatja dhe aftësia e Nanos për ta hapur dhe zhdërvjelltësuar PS-së, ku sigurisht, askush nuk llogariste se aty do vijonte të ishte më prezent Ramiz Alia apo emra simbol të Byrosë Politike apo regjimit të saporënë. Ndaj, thirrjet e viteve të para për reformimin e PP-së, erdhën duke u fashitur jo vetëm nga fakti i ndryshimit të një gërme në ankronim. Në pak vite, nuk ekzistonte me një debat i tillë. PS ishte thjesht PS.

Ndërsa sot PD nuk dihet se çfarë është, ndërkohë që “Sekretarin e Parë” Sali Berisha vijon ta ketë mbi krye, diktues mbi çdo zhvillim aty. Kjo sepse aty nuk ekziston asnjë Dritëro Agoll, asnjë Fatos Nano, pra asnjë personalitet imponues dhe me talent e vizion reformues.

Shikoni ligjërimin; të gjithë kanë të njëjtin fjalor, me të njëjtat fjalë, në numër dhe lloj, ku askush s’bën diferencën, qoftë dhe intelektuale. Aty të gjithë janë njëlloj në mendësi: të tredhur nga Berisha, të dënuar për të qenë si ai. Vetëm emrat, cilësitë fizike dhe gjeneralitetet u ndryshojnë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts