Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mjedisi: kur Rama akuzon Policinë “e tij” për korrupsion

Në një takim qeveritar për krimet mjedisore, kryeministri Rama denoncoi korrupsionin në radhët e Policisë së Shtetit, referuar një rasti në Sarandë.

“Është e pamundur që një ndërtim pa leje, një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara por në mes të qytetit. Të ndërhyhet në det, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur këmbë polici për të thënë: Ej ca janë këto gurë që po hedh në det?

Pastaj të vijë puna deri tek unë, dhe pasi ndërhyjë unë për 24 orë të pastrohet ajo, kjo është e papranueshme. Domethënë u bëka. Atëherë pse nuk është bërë?

Kush e mban përgjegjësinë që s’është bërë?

Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetveten dhe nuk duhet të lejojë që 1, 7, 12, 40 individë të njollosin reputacionin e saj dhe të shtetit? Kjo nuk është as indiferencë as mungesë aftësi, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përvecse korrupsion.

Nuk ka asnjë emër tjetër kjo.

Kjo është korrupsion në kurriz të një dynjaje të tërë. Si u hidhkan gurë në gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shef njeri.

Nga vijnë këto gurë?

E nga kalojnë për të shkuar atje, si mbushet një det i tërë për të bërë prita e mole, e këtu nuk i shihka njeri?

Ndërkohë avllinë e dikujt në firifistun e kap polici. Këto ndodhin para gjithë dynjasë. Dhe natyrisht ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Se interesat nuk janë shumë të mëdha atje në firifistun. Se një familje po ndërton me kursimet e saj një mur”, ishte ajo që në fakt denoncoi shefi i qeverisë, një denoncim që shkon edhe për qeverisjen e tij.

Me gjasë, Rama i është referuar një rasti të fundit në Sarandë, ku Policia Ndërtimore ndaloi ndërtimin e një moli me gurë në bregdetarin e Kodrës, duke bërë dhe ndalimin e një personi me emër në këtë qytet, që më pas u la i lirë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts