Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ky avion, si përcaktues në konfliktin historik aziatik

    Ky avion, si përcaktues në konfliktin historik aziatik

    Lufta Izrael-Iran: ndërtesa të shkatërruara në Tel Aviv

    Lufta Izrael-Iran: ndërtesa të shkatërruara në Tel Aviv

    Aktivisti europian, lutje policisë egjiptiane: Qëndroni me muslimanët si ju!

    Aktivisti europian, lutje policisë egjiptiane: Qëndroni me muslimanët si ju!

    NY Times dhe Washington Post: Programi bërthamor i Iranit, “i paprekur”!

    NY Times dhe Washington Post: Programi bërthamor i Iranit, “i paprekur”!

    Shokuese: huliganët egjiptianë sulmojnë pjesëmarrësit e konvojit të Gazës

    Shokuese: huliganët egjiptianë sulmojnë pjesëmarrësit e konvojit të Gazës

    Moska, lazer kundër dronëve(ukrainas)

    Moska, lazer kundër dronëve(ukrainas)

    “Ok” i Trump që Izraeli të sulmojë Iranin

    “Ok” i Trump që Izraeli të sulmojë Iranin

    Irani sulmon Izraelin, disa raketa godasin qendrën e Tel Avivit

    Irani sulmon Izraelin, disa raketa godasin qendrën e Tel Avivit

    Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit

    Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Meta çon “Balilin e tij” tek Nishani, Lu shfaqet befas pas shkarkimit virtual: ç’po ndodh?

by te Sheshi
25/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Meta çon “Balilin e tij” tek Nishani, Lu shfaqet befas pas shkarkimit virtual: ç’po ndodh?

Shumë shqiptarë, nga ata të vetëdijshmit se ç’përfaqson Meta në politikën shqiptare, duhet të kenë shqyer sytë kur kanë parë lajmin mbi një letër që ky i fundit i ka drejtuar presidentit Nishani për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare…për kë do thoni?….për të diskutuar çështjen Balili, mosarrestimin e tij në kaq kohe.

Për të gjithë ata që ndoshta nuk janë plotësisht dhe thelbësisht të informuar, Klemend Balili, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit” është një ish-drejtor i LSI-së pas 13 qershorit, i emëruar në krye të Drejtorisë së Transporteve, Sarandë.

Deri në këtë emërim, ai nuk kishte kryer asnjëherë ndonjë funksion shtetëror. Klemend Balili, është një prej anëtarëve të një familjeje të njohur në Stjar të Delvinës, të lidhur në vite fort me PD-në, por kaluar në partinë e Metës pas ndarjes së këtij të fundit nga Berisha me marrëveshjen e 1 prillit 2013 me Ramë.

Vëllai i tij, Bako Balili drejton LSI-në Delvinë, me një ndikim të fortë dhe në Sarandë. Ndërsa i nipi, Rigers Balili, është kreu i Bashkisë së Delvinës, sigurisht nën siglën e LSI-së.  Dhe e sotmja, letra e Metës adresuar Nishanit, përbën të parën herë që kreu i LSI-së artikulon emrin e njeriut të tij të kërkuar si trafikant droge me nam.

Por kjo kërkesë përbën një precedent ku një institucion i pavarur i kërkon kreut të shtetit të thërrasë një takim që është nomenklaturë e Presidentit.

Nga ana tjetër, përse rasti “Balili” duhet amballazhuar si çështje të sigurisë kombëtare?

Dhe realisht ç’mund të prodhojë ajo mbledhje ku do të jenë prezent përveç Nishanit, Metës e Ramës edhe Kryeprokurori Adriatik Llalla,; kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori; i asaj Kushtetuese, Dedja; kreu i SHISH, Visho Ajazi; ministri i Brendshëm, Tahiri; ai i Drejtësisë Manjani’ ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe Ministri i Transporteve Dervishi?

Sipas gjasave, do ketë një transmetim live ku do të mbahen titrat e televizioneve informative thuajse për 10 orë pa mbarim me deklaratat përkatëse; ose me një protokoll të shkruar ku mund të flasin të gjithë të pranishmit.

Po pse Meta nuk thërret kreun e Rendit në takim si kryetar Kuvendi, apo edhe në një interpelancë në Kuvend, ku si relator mund të diskutojë dhe Tahiri të paraqesë të gjithë informacionin që ka?

Nisma duket më shumë si një zgjerim i tryezës së diskutantëve sesa një afrim drejt së vërtetës.

Rasti “Balili” me misteret e tij është kthyer më shumë se një mankth politik sesa një çështje e rendit publik. Dhe ka gjasa të shërbejë më shumë si shoë. Por pas mbledhjes a do të kapet Balili më lehtë?

Gjithçka është vendosur pas një dalje të beftë të Donald Lu-së sot në drekë që ka folur për riaktivizimin e vettingut dhe të planit që e pason atë. Që do të thotë se asgjë nuk është anuluar nga ardhja e Trump-it.

Dhe njerëzit e Metës, këshilltarë të afërt shkruan nëpër rrjetet sociale që ambasadori është larguar. Po pse ky bllof?!

Disa thonë se Meta ka takuar një person shumë të njohur gjatë kohës që merrte pjesë në ceremoninë e Presidentit Trump në Uashington. Ai është aq i njohur sa që kreut të Kuvendit nuk ia merrte mendja se do ta takonte në SHBA. Por këto janë fjalë deri tani.

Ajo që ka rënë në sy është pikërisht dalja në publik e Donald Lu-së pas shkarkimit virtual që i bënë këshilltarët e Ilir Metës nëpër facebook.

Lu foli pak. Për reformën në drejtësi vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë. Ai theksoi se ky vit që kemi përpara është “plot me sfida kur bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet kombëtare.”

Pikërisht këtu duhet kërkuar urgjenca e Ilir Metës që thërret Nishanin për të tubuar një Këshill të Sigurisë Kombëtare që flet për një të kërkuar nga policia, por që mund të kthehet në një tubim paraelektoral ku ka gjasa të shpallen aleancat elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. /tesheshi.com/

Related Posts

DW: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, dështim i diplomacisë së SHBA!
Analizë

DW: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, dështim i diplomacisë së SHBA!

15/06/2025
Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën
Intervista

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën

14/06/2025
NY Times dhe Washington Post: Programi bërthamor i Iranit, “i paprekur”!
Kryesore

NY Times dhe Washington Post: Programi bërthamor i Iranit, “i paprekur”!

14/06/2025
Next Post
Shifrat alarmante të studimit të hollësishëm: rritet numri i fëmijëve të prekur nga ankthi

Shifrat alarmante të studimit të hollësishëm: rritet numri i fëmijëve të prekur nga ankthi

Tritan Shehu flet për Lushnjen e 20 viteve më parë: më qëlluan me levë

Tritan Shehu flet për Lushnjen e 20 viteve më parë: më qëlluan me levë

Mercedesi “600” i Titos shitet për 3 milionë euro

Mercedesi "600" i Titos shitet për 3 milionë euro

TË FUNDIT

  • Të fundit
DW: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, dështim i diplomacisë së SHBA!

DW: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, dështim i diplomacisë së SHBA!

15/06/2025
Ky avion, si përcaktues në konfliktin historik aziatik

Ky avion, si përcaktues në konfliktin historik aziatik

15/06/2025
Lufta Izrael-Iran: ndërtesa të shkatërruara në Tel Aviv

Lufta Izrael-Iran: ndërtesa të shkatërruara në Tel Aviv

15/06/2025
Aktivisti europian, lutje policisë egjiptiane: Qëndroni me muslimanët si ju!

Aktivisti europian, lutje policisë egjiptiane: Qëndroni me muslimanët si ju!

14/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni