Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Malishevë, hetohen 93 mësimdhënës për falsifikim të diplomave universitare

Nga te Sheshi
22/06/2015
në Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Malishevë, hetohen 93 mësimdhënës për falsifikim të diplomave universitare
47
SHPËRNDARJE

Nga Bashkim Kastrati

Ata që duhet të japin dijen për nxënësit nëpër shkolla ka dyshime se nuk kanë diploma për vete, që rrjedhimisht nënkupton se nuk janë profesionistë për të kryer si duhet procesin mësimor.

Burime të portalit tesheshi.com kanë thënë se janë 93 mësimdhënës të Komunës së Malishevës për të cilët ka dyshime të bazuara se i kanë diplomat e falsifikuara dhe mbi bazën e tyre ka vite të tëra që japin mësim.

Këto burime thonë se listat me mësimdhënës që dyshohet se i kanë diplomat e falsifikuara, iu kanë dërguar secilës shkollë në këtë komunë, ndërsa pritet shumë shpejt vendimi final për suspendimin e tyre.

Në lidhje me këtë çështje, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës Blerim Thaçi, ka thënë për tesheshi.com, se ky rast është nën hetime nga organet e drejtësisë dhe se kjo drejtori ende nuk ka marrë asnjë njoftim apo dokumentar zyrtar në lidhje me këtë çështje për të proceduar me tutje me masa të parapara ligjore.

“Sa i përket këtij rasti, mund të themi se diplomat me urdhër të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë janë në proces të verifikimit dhe të hetimeve, kështu që ne nuk mund të vlerësojmë aktualisht e përfundimisht se a janë false a jo”, ka thënë Thaçi.

Mësimdhënësit e dyshuar për falsifikim u “amnistuan” nga drejtësia

Burime të portalit tesheshi.com bëjnë të ditur se Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës në Pejë, në vitin 2009 kishte ngritur kallëzim penal ndaj 93 mësimdhënësve të kësaj komune nën dyshimin për falsifikimin e diplomave universitare. Por, drejtësia për këtë rast nuk është vënë asnjëherë, pasi gjykata ka “amnistuar” të gjithë këta mësimdhënës duke parashkruar lëndën për ndjekje penale ndaj mësimdhënësve.

E këtë e konfirmon edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimimit dhe Edukimit në Komunën e Malishevës Blerim Thaçi. Ai thotë se kjo lëndë njëherë është parashkruar nga gjykata. (Parashkrimi i kallëzimit penal nënkupton vjetrimin e lëndës dhe kalimin e afatit kohor prej pesë viteve për ta trajtuar atë kallëzimin penal, e që si pasojë, palët e dyshuara nuk dalin fare para drejtësisë, por shpëtojnë. Pra lënda nuk trajtohet fare, pavarësisht se ka të bëjë me dyshime për vepër penale).

E çuditërisht edhe lënda e 93 mësimdhënësve me diploma të falsifikuara është parashkruar, pra nuk ka pasur prioritet një lëndë e tillë që të trajtohet brenda periudhës pesë vjeçare.

“Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë ka marrë një shkresë zyrtare nga Gjykatat të cilat njoftojnë për parashkrimin e lëndës në fjalë. Nuk posedojmë ende ndonjë  vendim të prerë rreth kësaj, procesi është duke vazhduar nga organet e drejtësisë”, theksoi Thaçi.

Ai thotë se në rast se vërtetohet se këta mësimdhënës kanë diploma false, Drejtoria për Arsim dhe Edukim e kësaj komune nuk është përgjegjëse, sepse sipas tij nuk është kompetencë e drejtorisë në fjalë të vlerësojë përfundimisht për legjitimitetin e diplomave.

“Drejtoria e Arsimit nuk ka mekanizëm që mund të  vërtetojë origjinalitetin e diplomave me rastin e konkurrimit për punësim. Derisa nuk vërtetohet fajësia ne nuk mund të ndërmarrim  masa pa ndonjë vendim përfundimtar nga organet e drejtësisë dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Përgjegjësia e lëshimit të diplomave të cilat dyshohet për falsifikim iu takon autoriteteve përkatëse të arsimit të lartë dhe administratës që ka proceduar me lëshimin e diplomave. Në momentin që DKA në komunën tonë, merr ndonjë vendim përfundimtar nga organet kompetente,  rreth diplomave të dyshuara për falsifikim, ne do të veprojmë sipas  ligjit për arsimin e lartë”, u shpreh drejtori Thaçi. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!
Konflikti

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

28/06/2022
Ku u “zhdukën” satelitët Albania?
Politikë

Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

28/06/2022
Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën
Konflikti

Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

28/06/2022
Lajme të tjera
Ndërron jetë simboli i Romës, Remo Remotti

Ndërron jetë simboli i Romës, Remo Remotti

Ja 5 arsyet përse CR7 është mërzitur me Realin

Ja 5 arsyet përse CR7 është mërzitur me Realin

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë: Zgjedhjet, test pozitiv por do monitorojmë dhe shpalljen e rezultateve

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë: Zgjedhjet, test pozitiv por do monitorojmë dhe shpalljen e rezultateve

TË FUNDIT

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

6 orë Më parë
Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

6 orë Më parë
Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

8 orë Më parë
Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist