Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mahnitëse! Princi i Dubait poston pamje të mjegullës mbi qytet

Gjatë kohës kur një mjegull e dendur ka zbritur mbi Dubai të shtunën dhe të dielën, entuziastët arritën të ngjiten deri dhe në majë të shumë rrokaqiejve, duke shkrepur foto përrallore të qytetit të kapluar nga mjegulla, përfshirë dhe vetë  Princi i Kurorës, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

kt9517126

Ai  është i njohur për shkathtësitë e tij prej fotografi dhe si një aventurier i apasionuar, në vazhdimësi poston fotografi mbreslënëse nga udhëtimet që kryen brenda dhe jashtë vendit, nëpër mediat sociale; duke përfshirë edhe këto shkrepje nga Burj Khalifa (kulla më e lartë në botë), qendra e Dubait dhe rruga Shaikh Zayed.

Princi postoi në Instagram  këto foto, por dhe pamje të mjegullës të marra nga maja e një kulle në qendër të Dubait, ku ajo qarkullon nëpër qytet posi një det me re. Vërtet mahnitëse!  /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts