Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

    Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

    Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

    Egërsi e pandërprerë izraelite: 800 të vrarë duke kërkuar ndihmë

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Trump kërkon më shumë para për mbrojtje: sa shpenzon rajoni?

    A po afron një katastrofë ekologjike në kontinent?

    Poshtërsi tipike serbe nga kisha e tyre në përkujtimin e Srebrenicës

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Libri tronditës/ Ushtarët amerikanë përdhunuan 190,000 gra e vajza gjermane! Sa e vërtetë është kjo?!

by te Sheshi
04/03/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Libri tronditës/ Ushtarët amerikanë përdhunuan 190,000 gra e vajza gjermane! Sa e vërtetë është kjo?!

Ushtarët amerikanë në Gjermaninë e pasluftës përfytyrohen gjerësisht si njerëz të dashur, të ngrohtë dhe me edukatë. Megjithatë, një libër i ri pretendon se marinsat e SHBA-së përdhunuan në Gjermani rreth 190,000 gra, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Sa e vërtetë është kjo? “Ishte muzg, kur në shtëpi mësynë ushtarët. Duke i tërhequr zvarrë dy gratë, qëllimi ishte t’i çonin lart në katin e dytë. Por Katerina dhe vajza e saj 18-vjeçare arritën t’u shpëtonin nga duart.

Sidoqoftë, ushtarët nuk e lanë me kaq. Ata nisën të kërkonin në lagje shtëpi më shtëpi, derisa i gjetën në banjën e një fqinji aty pranë, pak para mesnate. I morën me forcë dhe i hodhën në dy shtretër. Ky krim i kryer nga gjashtë ushtarë ndodhi në mars të vitit 1945, pak përpara se të mbaronte lufta. Vajza thërriste për ndihmë: “Mami! Mami!” Por askush nuk e ndihmoi..”. Qindra mijëra, ndoshta edhe miliona gra gjermane patën të njëjtin fat. Shpesh, për këtë janë akuzuar trupat sovjetike në Gjermaninë Lindore. Por ky rast ishte ndryshe. Përdhunuesit ishin ushtarë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa krimi ndodhi në fshatin Sprendlindgen, afër lumit Rin, në perëndim të Gjermanisë.

Në SHBA, ata që çliruan Evropën nga murtaja naziste u quajtën si “brezi madhështor”. Edhe gjermanët krijuan një imazh pozitiv për pushtuesit e tyre: ushtarë simpatikë, që u shpërndanin çamçakëza fëmijëve dhe habisnin zonjat me çorapet e najlonit që u dhuronin. Por, a pajtohet ky imazh me realitetin? Historiania Miriam Gebhart – e famshme në Gjermani për librin e saj mbi udhëheqësen feministe Alice Schwarcer dhe për lëvizjen feministe në përgjithësi, – ka botuar së fundmi një vëllim që hedh dyshime mbi versionin e pranuar gjerësisht të rolit amerikan në historinë gjermane të pasluftës.

Raportime nga arkivat e Kishës Katolike Vepra trajton dhunimet që u janë bërë femrave gjermane nga të katër fuqitë fituese të luftës. Megjithatë, ai çka të befason në këtë libër është qëndrimi i autores mbi sjelljen e ushtarëve amerikanë. Gebhart beson se amerikanët përdhunuan rreth 190,000 gra gjermane deri në vitin 1955, kohë kur Gjermania Perëndimore rifitoi pavarësinë.

Historiania mbështetet kryesisht në raportimet e priftërinjve bavarezë gjatë verës së vitit 1945. Ishte Kryepeshkopi i Mynihut dhe i Fraizingut që u kishte kërkuar klerikëve katolikë të mbanin shënime rreth avancimin të aleatëve. Peshkopata ka botuar disa fragmente të arkivës së saj pak vite më parë. Kështu, Michael Merxmuller, prift në fshatin Ramsau, afër Berchtesgaden, shkruante në 20 korrik 1945: “Tetë gra dhe vajza të përdhunuara, disa në sy të prindërve të tyre…” Prifti Andreas Weingand, nga Haag an der Amper, fshat ky në veri të aeroportit të sotëm të Mynihut, shkruante në 25 korrik 1945: “Ngjarja më e trishtueshme gjatë avancimit ishte përdhunimi i tri femrave: njëra ishte grua e martuar, njëra beqare dhe një tjetër ishte thjesht një vajzë e dëlirë 16-vjeçare. Këto u kryen nga amerikanë të dehur.” Atë Alois Schimi, nga Moosburg-u, shënon në 1 gusht 1945: “Me urdhër të qeverisë ushtarake, në derën e çdo shtëpie duhet të vendoset lista e emrave të banorëve të saj, e shoqëruar me moshën e tyre. …Rezultati i këtij vendimi nuk është i vështirë të imagjinohet: shtatëmbëdhjetë vajza e gra… të shtruara në spital, pasi janë abuzuar seksualisht një ose disa herë.” Viktima më e vogël e përmendur në këto raportime është një vajzë shtatëvjeçare. Më e madhja, një grua 69 vjeç…

Libri me fakte tronditëse është botuar në gjermanisht me titullin në origjinal: “Als die Soldaten kamen. Die Vergewaltigung deutscher Frauen am Ende des Zweiten Weltkriegs” (Kur vinin ushtarët: Përdhunimi i grave gjermane në fund të Luftës së Dytë Botërore).                                        (Marrë nga revista ‘Der Spiegel’)

Related Posts

Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë
Bota & Rajoni

14/07/2025
Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin
Bota & Rajoni

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

14/07/2025
Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”
Kryesore

13/07/2025
Next Post
Për PD-në, Ilir Meta nuk është më e nuk duhet të jetë kreu i Kuvendit

Lajm i mirë për muslimanët njujorkezë: dy festat u shndërrohen në zyrtare

Ekspozita/ Tapete e sixhade, prodhim “bio”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi

Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi

14/07/2025
Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

14/07/2025
Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

14/07/2025
Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni