Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Policia e Kosovës publikon prova: Vuçiç, pas terroristëve të veriut

    Policia e Kosovës publikon prova: Vuçiç, pas terroristëve të veriut

    Detaje të reja: a janë stërvitur radoiçiçët në kampet e Ushtrisë Serbe?

    Detaje të reja: a janë stërvitur radoiçiçët në kampet e Ushtrisë Serbe?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“LETRA NGA POPULLI”/ “Shkëlqimi” i rremë i medreseve

Nga te Sheshi
25/05/2015
në Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
“LETRA NGA POPULLI”/ “Shkëlqimi” i rremë i medreseve

E kush nuk ndjehet krenar kur flamuri kombëtar valvitet ne arenën ndërkombëtare. Te gjithë e kemi ndjerë kënaqësine e të qenurit krenar për sportistët, artistët, të cilët na kanë nderuar duke arritur suksese ndërkombëtare në majat e fushave përkatëse, duke valvitur flamurin tonë kombëtar.

11264416_690106347760272_1904030421_n

Të njëjtën ndjesi ndjejnë kur lexojme në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman për arritjet e medreseve tona duke fituar medalje te bronzta në konkurse ndërkombëtare. Medalje të cilat janë vleresuar nga Presidenti Republikës Bujar Nishani, nga Kryeministri Edi Rama në aktivitete të organizuara nga Medresetë e Komunitetit Mysliman.

E fundit në profilin e ngjeshur të Komunitetit Mysliman mbi arritjet dhe sukseset e shkollave, të postuara javën e fundit, bie në sy fitimi i medaljes së bronztë nga Medreseja Beratit në konkursin ndërkombëtarë InfoMatriks, me nxënësit e saj Ernedo Selami dhe Bruno Plaku, të organizuar në Bukuresht, Rumani.

Të fitosh një medalje bronzi mes 51 shtete në shkencë është super arritje, sidomos nga medresetë të cilat profilin e tyre e kanë fetar. Duken si ogur i mirë për arsimin në Shqipëri dhe rikthim në traditën dhe nivelin arsimor ku studentët tonë fitonin medalje ndërkombëtare. Asaj kohe Shqipëria kishte program arsimor tepër të ngarkuar të modelit rus, çka i bënte studentët tanë të padiskutueshëm në fitimin e vendeve të para.

Por t’i kthehemi medaljeve që kanë “pushuar” së fundmi faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman. Me krenarinë e flamurit kombëtar hyra në faqen e organizatorëve të këtij aktiviteti të zhvilluar në Bukuresht. Nuk gjeta asnjë foto të medresistëve tanë me flamur dhe medalje siç e shikoja me krenari në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman. Prita ta lexoja: “vendin e tretë Medreseja e Beratit”, por askund.

11348884_690106337760273_5649955_n

Organizatorët kishin dhënë 40 medalje ari. Në këto 40 medalje nuk ishte një, por plot 40 medalje ari, ndërësa medreseja vendit tim nuk kishte fituar asnjë. Në medaljet e argjenda kishin fituar shqiptarë, por që u përkisnin kolegjeve turke të njohura së fundmi si kolegjet e Gylenit. E dini sa medalje argjendi ishin shpërndarë nga organizatorët? Plot 64 medalje argjendi.

Nuk dua të ndalem aty që, këto çmime ishin fituar nga kolegjet sa të krijohej ideja që organizatorë ishin vete kolegjet. Por në 68 medalje të argjenda asnjë për medresenë e vendit tim. Pas shumë kërkimesh në një tabelë të stërzgjatur me fitues, më në fund e gjeta medaljen krenarisë së medresesë që rrezaton në faqen e Komunitetit Mysliman.

Ishte mes 98 medaljeve të bronzta që organizatorët nuk ishin kursyer tu shpërndanin të gjitha shkollave pjesëmarrëse, sa që më shumë ngjante me një medalje pjesëmarrjeje se sa si një vlerësim për punën e atyre djemve. Faqja e Komunitetit Mysliman ka një vëmendje të veçantë në reklamimin e këtyre medaljeve javës së fundit. Ndaj u ndala te medalja tjetër e bronztë e fituar nga medreseja Kavajës “Hafiz Ali Korça” në I-SËEEEP në Texas të Amerikës. Trishtim e njëjta histori. E gjitha ngjante si nje skemë mashtrimi me përdredhjen e fjalëve si arritje e arsimit të medreseve të Komunitetit Mysliman.

Të nderuar drejtues të Komunitetit Mysliman dhe ju të medreseve, vendi im nuk ka nevojë për “krenari” të rrejshme, e cila bën qesharak Presidentin, Kryeministrin dhe këdo që është lavdëruar me “fitoret” tuaja. Drejtues të medreseve me shtetesi turke, mbase nuk ju nuk e dini sa vlerë ka flamuri ynë kombëtar, mbase nuk e dini se nuk mund të talleni me Presidentin apo Kryeministrin e një vendi tjetër; nuk e di cfarë vlere ka Presidenti tek ju, por tek ne ai është figura më e lartë e shtetit. Ju kemi besuar arsimin por jo të talleni dhe të poshtëroni investimet e prindërve myslimanë. Medresetë bëjnë mirë që konkurojnë me kolegjet por nën emrin e Hafiz Ali Korçës është fyerje për ne. Dikush duhet t’jua kishte treguar historinë e atyre burrave. Medresetë janë ngritur me sakrifica dhe mundime të klerikëve të shquar dhe bamirësve që sakrifikuan gjithçka për të ngritur elitën fetare së pari, dhe kombëtare më pas për këtë vend.

Një medresist i asaj kohe ka peshën e 100 imamëve të sotëm. Brezi i tyre medresistë udhëhoqi hapjen e fesë pas viteve 90′ me Hafiz Sabri Koçin. Medresetë kanë në thelb fenë, ndershmërinë dhe jo një PR (piar) të rremë të arritjeve të sukseseve të paqëna.

Se çfarë bëni me kolegjet se si i marketoni është puna juaj, por medresetë nuk janë kolegje dhe as nuk mund të udhëhiqen me atë frymë. Nuk duam pseudo-medalje nga mederesistë që nuk dinë të lexojnë Kur`an. Duhet që medresetë t`u kthehen besimtarëve, ashtu për të cilën dhe u krijuan nga të parët tanë. Ju medresese së Tiranës i hoqët emrin e një teologë dhe patrioti, i zhdukët një referencë dhe nuk e kuptoj arsyen. Ju keni një detyrim moral të riktheni medresetë e dikurshme, nuk kam për qëllim ato pas 90′ që u kthyen në eksperimente të shoqatave të huaja ku zhuli dhe pisllëku ishte dominant, por të traditës së prodhimit të elitave fetare.

Boll më me të huaj, shqiptarët dinë të drejtojnë vetë. Drejtues turq të medreseve, fryma juaj e re, po pengon arsimimin e besimtarëve; kriteri fetar për ju nuk është i rëndësishëm, tarifat e vendosura po lënë jashtë dyerve të shkollës fëmijë të besimtarëve të varfër që duan të studiojnë për fe. Shikoni medresetë tuaja, tek tuk ndonjë vajzë me shami, ndërkohë që ato që janë me shami dhe duan të studiojnë, enden nëpër beteja ligjore për t’u pranuar në shkolla publike.

Është detyrë e juaja të gjeni financues dhe të hiqni tarifat e nxënesve, nuk mund të jenë medresetë kolegje. Arsimimi i besimtarëve të vegjël duhet të jetë prioritet i medreseve dhe jo nëpërmjet konkurseve të pranoni nxënës të ndryshëm që thonë njëlloj se kolegji është por këtu paguajmë më pak lekë. Ju nuk jeni këtu për të shtuar “cunat e kolegjeve”, por për t’u afruar besimtarëve shërbimin e munguar të arsimimit.

Mos shpenzoni para në udhëtimepër pseudo-konkurse dhe pseudo-medalje që më shumë ngjajnë si shpërblim për pjesmarrje. Mos shfrytëzoni krizën e shoqërisë dhe arsimit në trazicionin e stërzgjatur për të na shitur “suksese” që kanë lënë gojëhapur dhe Ministren e Arsimit. Kthejuani medresetë besimtarëve, kthejuani medresetë shqiptarëve që ju dhemb ky vend!

Ju falenderojmë për godinat, por ne duam që aty të mësohet feja, dhe mos të studiojnë teologët jashtë për shkak të seleksionimit të pranimit. Medresistët nuk kanë tundur flamurin me pseudo-medalje por e kanë larë atë me gjak në mbrojtje të atdheut apo dhe në mbrojtje të lirive, të burgosur në diktaturën komuniste. Jepini fund kësaj shfaqje tragjikomike, tragjike se si lihen jashtë medreseve fëmijët e besimtarëve dhe komike se si jeni tallur deri tani me shkëlqimin e rremë të medaljve dhe suksesit, me të cilat nuk kursyet as krerët më të lartë të shtetit dhe të qeverisë.

Nënshkruar nga qytetari R.I  

Të ngjashmeLajme

Pretendimi i “arabit më të pashëm në botë”: Pse u dëbova nga Saudia…
Sociale & Shoqëri

Pretendimi i “arabit më të pashëm në botë”: Pse u dëbova nga Saudia…

20/09/2023
Zaev: Tsipras, vëlla deri në vdekje!
Politikë

Zaev: Tsipras, vëlla deri në vdekje!

13/09/2023
Dashuria e re politike e kësaj ish-kryeministreje
Politikë

Dashuria e re politike e kësaj ish-kryeministreje

09/09/2023
Lajme të tjera
Raporti: Në Shqipëri 49 fëmijë rezultojnë të humbur që nuk janë gjetur ende

Raporti: Në Shqipëri 49 fëmijë rezultojnë të humbur që nuk janë gjetur ende

Ulqini, turizmi drejt falimentimit ul frikshëm numrin e të punësuarve

Ulqini, turizmi drejt falimentimit ul frikshëm numrin e të punësuarve

Basha i ankohet shefes së ODIHR: Mazhoranca po tenton të manipulojë zgjedhjet

Basha i ankohet shefes së ODIHR: Mazhoranca po tenton të manipulojë zgjedhjet

TË FUNDIT

Arrestohet Radoiçiç

Arrestohet Radoiçiç

22 minuta Më parë
Ushtari ukrainas tallet me rusët: Tanku juaj ka probleme…

Ushtari ukrainas tallet me rusët: Tanku juaj ka probleme…

1 orë Më parë
Nobeli në fizikë, te kjo treshe

Nobeli në fizikë, te kjo treshe

1 orë Më parë
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

03/10/2023
Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

03/10/2023
Kryegënjeshtra e Vuçiçit në CNN: Them gjithnjë të vërtetën(!!!)

Kryegënjeshtra e Vuçiçit në CNN: Them gjithnjë të vërtetën(!!!)

02/10/2023
Stalini, si “prodhim në seri” në Rusi

Stalini, si “prodhim në seri” në Rusi

02/10/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Kush e sundon veriun e Kosovës, fiton legjitimitetin ndërkombëtar

Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e fundit në Kosovë

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist