Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ky i ri, shkaku më i fundit i acarimit bullgar ndaj maqedonasve

Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva tha se përfaqësuesi i Maqedonisë Veriore në Eurovision, Vasil Garvanliev, mori më shumë se 400 kërcënime të rrezikshme për jetën vetëm sepse tha se kishte dhe shtetësi bullgare.

A është normale që në shekullin 21 nuk mund të thuash se je shtetas i dy vendeve? Ose të flasim që ai të hiqet për shkak të kësaj”, pyeti Zaharieva, raportojnë mediat.

Vasil Garvanliev është interpretues fëmijësh, solist kori, këngëtar operistik si dhe i muzikës pop.

Ai do të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut me këngën “Ju” në Eurovision 2020 në Roterdam përpara se eventi të anulohej nga pandemia. Në mbrëmjen e parë gjysmëfinale në 18 maj të këtij viti, Vasil duhet të interpretojë me këngën “Here I Stand”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts