Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

    Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

    Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

    Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

    E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

    E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

    Tajvani, në ankth nga Kina

    Tajvani, në ankth nga Kina

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kur Selami i ’94-ës premtonte: Unë di ta bëj një PD si ajo e ’92-it

Nga te Sheshi
13/07/2017
në Kryesore, Kujtesë, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Kur Selami i ’94-ës premtonte: Unë di ta bëj një PD si ajo e ’92-it
8
SHPËRNDARJE

Betejat e Eduard Selamit kur sulmohej nga Berisha përmes Tritan Shehit, e mbrohej nga Dashamir Shehi e baza e partisë…

“Ata që mendojnë se do të më mbyllin gojën dhe do të më eleminojnë duke më shkarkuar nga funsksionet politike e kanë gabim. Kjo kohë tashmë ka kaluar. Tani është koha e konkurrencës së ideve, e konkurrencës së alternativave dhe e aftësive dhe jo koha e prapaskenave dhe e eleminimit”, ngjan se e ka thënë sot këtë shprehje Eduard Selami por në fakt jo, e ka thënë në më 4 mars 1995, kur Berisha po e përjashtonte nga Partia Demokratike.

PD-së së sotme i shkojnë fort për shtat këto fjalë të Eduard Selamit thënë 22 vite më parë. Kjo parti është pikërisht ajo të cilën Berisha e projektoi kur përjashtoi Selamin, pasi para tij kishte përjashtuar shumicën e themeluesvetë forcës së parë anti-komuniste me shpalljen e pluralizmit. Që asokohe Berisha projektoi PD-në e vet ku askush tjetër nuk kishte pjesë, nëse do dilte jashtë linjës së përcaktuar politike, e cila buronte vetëm nga vizioni i tij, nëse mund të quhet vizion dhe jo ego.

Berisha është larguar formalisht katër vite më parë nga kreu i PD-së, por kjo parti është njësoj si atëherë, tashmë me e ç’orientuar nga humbja dramatike e 25 qershorit. Padyshim që për këtë situatë të mjerë ka kontributin kryesor Berisha, por jo më pak ata që i qëndruan në krah si “yes man” e kurrë nuk guxuan të investohen për pak liri e demokraci në këtë parti. Të paktën Selami ka tentuar.

Përjashtimi

Eduard Selami u përjashtua nga Partia Demokratike si kurban për dështimin e referendumit të Kushtetutës së vitit 1995. Në atë kohë, ai ishte kryetar i PD-së dhe udhëhoqi fushatën e mazhorancës demokrate për miratimin e Kushtetutës, e cila  nuk u votua nga shqiptarët.

Pas këtij momenti, nisi edhe beteja brenda PD-së e cila përfundoi me përjashtimin e tij nga kjo parti. Selami kishte qenë themelues i saj dhe një ndër njerëzit më të rëndësishëm që në orët e para të aktivitetit politik. Por historia e zhvillimeve politike e largoi nga PD-ja për ta lënë atë rreth 17 vite larg kësaj partie dhe larg Shqipërisë.

Atë mars të 22 viteve më parë, Eduard Selami u përjashtua jo vetëm si kryetar por edhe si anëtar i kësaj partie. Ja çfarë tha pas këtij vendimi të Berishës:

“Është absurde të pranoj që nuk jam më anëtar i kryesisë së PD-së. Megjithatë unë e kam thënë dhe do vazhdoj ta them se do të jem aty për të kontribuar brenda Partisë Demokratike. S’ka rëndësi si kryetar apo si anëtar i thjeshtë. Unë do jem në PD pavarësisht nëse më përjashtojnë apo jo. Por më vjen keq të them se PD-ja është nisur në rrugën e deformimit të demokracisë dhe për këtë po kontribon pikërisht Sali Berisha”, thotë Selami për gazetën “Koha Jonë” më 6 mars 1995.

Në emër të Berishës e kundërshtonte në çdo fjalë Tritan Shehu, i cili do t’i zinte edhe vendin e kryetarit formal të PD-së. Megjithatë Selami vazhdoi për disa ditë betejën e tij duke sulmuar ashpër Berishën e duke e akuzuar për të kaluarën e  tij në PPSH.

“Nuk më pëlqente e kaluara e Berishës, ndaj dhe u ndëshkova. Kur në PD të mos vendosin fondamentalistët, progresi i Shqipërisë do të jetë më i shpejtë”.

Është interesant fakti se në Partinë Demokratike të vitit 1995, pasi kishin kaluar disa valë të forta të spastrimit të partisë nga kundërshtarët, drejtuesit e saj e kishin qepur gojën dhe nuk guxonin të belbëzonin asnjë fjalë në mbrojtje të viktimës së radhës.

Mbështetja nga demokratët e herës së parë

Edhe pse shumë prej tyre e dinin se shpejt mund të ishte radha e tyre, ata nuk e mbështetën Eduard Selamin në atë betejë të fortë të pranverës së ‘95-s, kur Berisha e kishte caktuar si armik.  Duhet veçuar Dashamir Shehi, asokohe një prej drejtuesve të PD-së me peshë politike dhe ministër në qeverinë Meksi.  Shehi doli publikisht në mbrojtje të Selamit duke e përligjur me nevojën për demokraci të brendshme në parti.

Ajo që është interesante për t’u sjellë në vëmendje është fakti se Selami mbështetej në bazën e partisë.

Kishte qindra demokratë në struktura të rëndësishme të kësaj partie që e pritën nëpër konferencat që ai organizoi asokohe në përpjekje për t’i thënë Berishës se kishte pushtet në PD dhe se ishte gati të përballej me makinerinë e dhunës politike të tij.

Ata që mbështetën Selamin ishin demokratë të herës së parë, ishin bashkuar rreth themeluesve në vitin 1990, të bindur se po angazhoheshin në një parti demokratike që do t’i shërbente lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve.

Kur e kuptuan se Berisha nuk ishte në atë rrugë sepse etja për pushtet pa kufi e kishte mundur përbetimin e tij për “liri e demokraci”, ata u mblodhën rreth Eduard Selamit. Por ajo që ndodhi ishte zhgënjyese. Selami u largua drejt SHBA-ve dhe dhjetra demokratë që i kishin kushtuar pesë vite intensive Partisë Demokratike, u flakën në rrugë. Ka një valë të fortë të largimit të demokratëve që kishin aspiruar për një Shqipëri krejt tjetër nga kjo që kemi sot dhe natyrisht për një PD tjetër, pa asnjë lidhje më këtë që kemi sot.

Për një PD si ajo e ’92-it

Eduard Selami është sot kandidat për kryetar të PD-së në garë me Lulzim bashën, “fëmijë politik” i Sali Berishës. Gara e Selamit duket e vështirë sepse  nuk ka as mbështetjen e ish-drejtuesve të PD-së që janë shpallur “armiq” së fundmi. Ata e shohin Selamin si një kandidaturë që shërben vetëm për legjitimimin e  fitores së Lulzim Bashës.

Megjithatë  Selami po bën një fushatë të fortë në bazën e partisë. Por atje nuk janë më ata demokratët e vitit 1995, të cilët panë tek ai shpresën për ta shpëtuar Partinë Demokratike nga autokracia e Sali Berishës. Në bazën e PD-së janë ata anëtarë të kësaj partie të lidhur fort pas Berishës e për ta Eduard Selami është veçse një numër. Ata as që e njohin Selamin ndaj dhe gara e tij po zhvillohet një terren krejt të huaj. Ka pak gjasa që ai t’i bindë ata për ta votuar përballë Lulzim Bashës, i cili po shfaqet me të gjitha tiparet autoritariste si “babai” i tij politik, Sali Berisha.

Ndaj dhe Selami po përpiqet t’i flas si demokrat i vitit 1992, kohë kur Lulzim Basha ishte fëmijë në të gjitha kuptimet. Selami e ka thënë edhe sot se ai i ‘92-it:

“Ishte mandat për t’u ndarë nga një epokë brutale. Ne e filluam mirë por e shpërdoruam, e dorëzuam. Nuk e shpërdoroi Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore, Konrad Adenauer,  përkundrazi  vazhdoi disa mandate.  79 vjeç ishte kur e vazhdoi mandatin e parë dhe e bëri Gjermaninë,  histori suksesi. Pse? Sepse zgjeroi demokracinë, krijoi institucione, mësoi nga eksperienca amerikane”, tha Selami në takim me demokratët.

Ai beson se demokratët e njohin mirë atë edhe rivalin e tij Lulzim basha, dhe iu ofrohet me një kontratë të re: Së bashku ne vendosim një kontratë të re siç e kemi pas në vitin 1992. Unë di ta rikthej PD-në,  të funksionojë si parti bashkëkohore, si simotrat e PPE, me rregulla loje ku karriera dhe meritokracia do zgjidhet nga ju me 1 anëtar 1 vote”, tha Selami.

Ai i qëndron idesë se gara është e pabarabartë, por është i bindur se është tërësisht e fitueshme. “Ju na njihni më mirë se çdokush, ndaj kam besim tek ju. Por thënë kjo,  ne duhet që procesin ta bejmë sa më transparent dhe sa më  të pastër”, tha Selami. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ironia: gati “lufta finale”me ish-spiunët e sigurimit, e udhëheq PS(!)
Politikë

Ironia: gati “lufta finale”me ish-spiunët e sigurimit, e udhëheq PS(!)

10/08/2022
Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?
Amerika

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)
Konflikti

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Lajme të tjera
Fushata anti-Basha në PD, baza e Durrësit del me platformë, tjetër peticion nga Tirana

Fushata anti-Basha në PD, baza e Durrësit del me platformë, tjetër peticion nga Tirana

Nuk keni vullnet për të lënë cigaren? Përdorni këto produkte për të pastruar mushkëritë

Nuk keni vullnet për të lënë cigaren? Përdorni këto produkte për të pastruar mushkëritë

Thaçi takohet fshehtas me Haradinajn, nuk tregon ç’biseduan

Thaçi takohet fshehtas me Haradinajn, nuk tregon ç’biseduan

TË FUNDIT

Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

9 minuta Më parë
Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

49 minuta Më parë
Shifra amerikane për humbjet ruse në Ukrainë

Shifra amerikane për humbjet ruse në Ukrainë

2 orë Më parë
Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

Stoltenberg: Serbia, partner i ngushtë i NATO-s!

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ironia: gati “lufta finale”me ish-spiunët e sigurimit, e udhëheq PS(!)

Ironia: gati “lufta finale”me ish-spiunët e sigurimit, e udhëheq PS(!)

10/08/2022
Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

09/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist