Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ksamil, policia shpëton 4 pushues nga mbytja

Policia kufitare ka shpëtuar 4 pushues, të cilët rrezikonin të mbyteshin në zonën ujore të Ksamilit.

Burime nga policia bënë të ditur se disa persona kërkuan ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues tip Pedalon kishte pësuar defekt.

Shërbimet e Policisë Kufitare pas sinjalizimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u kanë ardhur në ndihmë duke bërë të mundur nxjerrin në terren tokësor të : A.V., 27 vjeç, M.F.,  29 vjeç, A.S., 29 vjeç, të tre banues në Itali si edhe E.Gj., 27 vjeç, banues në Pukë.

Ata ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia i këshillon të gjithë pushuesit të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese me të cilat dalin në terren ujor. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts