Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kriza e re në PD/Osman Stafa i Durrësit: Ja problemet e ish-ministrave dhe ku ndryshon Basha nga Berisha

Nga Te Sheshi
10/10/2015
në Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Kriza e re në PD/Osman Stafa i Durrësit: Ja problemet e ish-ministrave dhe ku ndryshon Basha nga Berisha

Nga: Luljeta Progni  

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk do të kalonte e qetë pak ditë më parë. Një numër ish-ministrash, e bashkë me ta dhe Berisha, do t’i kërkonin Lulzim Bashës t’u mbyllte gojën drejtuesve të partisë në rrethe, të cilët prej kohësh kanë nisur t’i kritikojnë hapur. Tonet në mbledhje qenë të larta, dhe lanë të kuptohej se mes palëve kishte një thyerje.

Njëri prej këtyre drejtuesve lokalë, kryetari i PD-së së Durrësit, Osman Stafa, zgjedh të flasë pa dorashka.

Ish-ministrat po cilësohen si përgjegjës për humbjen në 23 qershor dhe në 21 qershor. Ndani të njëjtin opinion?

Unë nuk i referohem 23 qershorit, për 23 qershori le të flasin ministrat dhe ish-drejtorët e përgjithshëm. Unë flasim për 21 qershorin.  Dua të theksoj fillimisht se më 21 qershor nuk janë zhvilluar zgjedhje, por janë kryer vjedhje. E kam fjalën për Durrësin, ku unë jam kryetar i PD-së. Sa për ish-ministrat që janë deputetë, dua të them se do të ishte mirë që ata të përqendroheshin më shumë në problematikat e qytetarëve, si dhe te zgjidhjet për situatën ekonomike dhe sociale në të cilën është sot vendi.

Mendoj se këto mendime ndryshe, qoftë të kryetarëve të PD-së në rrethe, qoftë të ish-ministrave e deputetëve të PD-së, të vijnë në këtë parti si alternativë për zgjidhjen e problematikave aktuale të vendit, e jo si debate në media a në kafene.

E shoh këtë si shumë të rëndësishme, ngaqë kjo mazhorancë ka ndërmarrë disa reforma që po krijojnë përditë e më shumë probleme sociale dhe nuk po sjellin asnjë zhvillim; pra, nuk janë politika zhvillimi, por po prodhojnë një ngërç të madh ekonomik. Mjafton t’i referohemi realizimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit, shifrave të frikshme të mosrealizimeve, që të kuptojmë se ne si opozitë duhet të kthehemi në alternativë për zgjidhjen e kësaj problematike, të ngërçit që ka mbërthyer vendin.

Pra, mendimet tona, qofshin edhe të ndryshme mes nesh, të shfaqen si alternativë për qytetarët. Sa u përket këtyre qëndrimeve të fundit të PD-së, do të doja të theksoja se ekzistenca e disa rrymave të ndryshme brenda partisë, fenomen që haset në çdo parti politike, edhe në PS, në LSI, e kudo tjetër, e cenon funksionimin institucional të partive politike, e, për pasojë, edhe të institucioneve shtetërore.

Ju po thoni se nuk kanë funksionuar institucionet partiake?

E kam fjalën për një fenomen që ekziston në të gjitha partitë politike, e që është papjekuria politike e të gjithë spektrit politik shqiptar.

Veçojmë PD-në; çfarë nuk shkon në fuksionimin e  institucioneve të kësaj partie?

Vetë fakti që ne jemi në opozitë tregon se ka diçka që nuk shkon në funksionimin e institucioneve dhe të jetës së brendshme të PD-së.

Për këtë çështje janë shprehur edhe kryetarët e PD-së nëpër rrethe, mendimet e të cilëve unë i mbështes maksimalisht. Patjetër që unë kam vlerësim për të gjitha figurat politike të PD-së, edhe për ish-ministrat dhe kontributet e tyre në këtë parti. Unë i respektoj mendimet e kryetarëve, ashtu si edhe ato të ish-ministrave apo të deputetëve të PD-së. Por ajo që unë sugjeroj është që këto mendime të shfaqen nëpër forumet e PD-së, dhe jo nëpër media e kafene. Këto mendime është mirë të vijnë si alternativë zhvillimi, për të kontribuar kështu në mbarëvajtjen e forcës tonë politike ku aderojmë. Sidoqoftë, edhe këto mendime të shprehura në këtë mënyrë janë normale për një parti politike demokratike siç është PD-ja.

Ka edhe mendime konkrete nga kryetarët e PD-së,  si të llojit, pse nuk dhanë dorëheqje ish-ministrat kur këtë e bëri Berisha?

Qëndrimi i liderit historik të PD-së, zotit Berisha, është qytetar dhe demokratik, pasi ai i mori mbi vete të gjitha përgjegjësitë, duke u tërhequr si kryetar i PD-së. Unë e kam vlerësuar jashtëzakonisht si akt.  Sa për qëndrimet e ish-ministrave të qeverisë Berisha, apo të funksionarëve të tjerë partiakë, është çështje e tyre, dhe nuk mund të jetë pjesë e gjykimeve të mia.

Realisht, unë e vlerësoj mendimin e zotit Bejko, kryetarit të PD-së së Gjirokastrës, por nuk mund të them se unë, si Osman Stafa, ish-themelues i PD-së e aktiv në 25 vite të kësaj partie, mund të marr përsipër të gjykoj vendimet e ish-ministrave tanë, apo të ish-bashkëpunëtorëve të afërt të kryeministrit Berisha. Eshtë zgjedhja e tyre personale vendimi për të marrë ose jo përgjegjësi për humbjen. Dua të ritheksoj se edhe në këtë rast vlen fenomeni që thashë pak më lart: papjekuria në klasën politike shqiptare për të marrë përgjegjësitë që i takojnë secilit për humbje.

Ndërkohë, PD-ja ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm të hapjes së saj, pra, të rinovimit. Pavarësisht se modeli Basha ndryshon nga modeli Berisha, dhe pavarësisht përplasjeve të kohëve të fundit, unë mendoj se këto mendime ndryshe i shërbejnë demokratizimit të brendshëm të partisë. Megjithatë, jam i mendimit, dhe e theksoj sërish, se ato mendime ndryshe do të ishin më mirë të vinin në formë alternativash zhvillimi brenda partisë. Kur ato devijohen nga alternativa për ndryshim e progres në debate kafenesh dhe për mediat, kemi të bëjmë me një situatë që nuk i shërben zhvillimit dhe mbarëvajtjes së PD-së, dhe, më pas, as të qytetarëve.

Ka një debat edhe nëpër forume, zoti Stafa. A është debati i zhvilluar në grupin parlamentar dhe në kryesi një betejë mes “gardës së vjetër” dhe të rinjve…?

Unë e kam ndjekur në media këtë debat, sepse nuk jam anëtar i kryesisë së partisë. Por çka dua të theksoj në këtë rast është një këshillë për ish-ministrat e PD-së që janë deputetë të kësaj partie. Ata duhet të jenë më aktivë në parlament, për ta mbrojtur alternativën e Partisë Demokratike në të gjitha fushat e mbuluara prej tyre kur kanë qenë në postet ministrore.

Ata kanë qenë pjesë e kabinetit Berisha në tetë vite, dhe u takon të flasin me fakte e argumente për ministritë që kanë mbuluar në lidhje me atë çka po ngjet sot me këtë mazhorancë, që ka sjellë një ngërç të madh në zhvillimin ekonomik të vendit. Pra, u takon këtyre ish-ministrave, që në shërbim të PD-së, por kryesisht të qytetarëve, të bëjnë oponencën ndaj kësaj qeverie.

Pak më lart ju u shprehet se modeli Basha ndryshon nga modeli Berisha. Ku qëndron ky ndryshim sipas jush?

E para, është vetë fryma me të cilën drejtohet partia. Basha është një brez tjetër, e Berisha një tjetër. Filozofia e Berishës, si lider historik i kësaj partie, është e tillë që e njeh deri në detaje Partinë Demokratike. Eshtë si puna e të zotit të shtëpisë, që e di mirë se ku i pikon çatia. Ndërsa Basha po sjell një frymë perëndimore për mënyrën se si po e drejton Partinë Demokratike. Unë personalisht e konsideroj Sali Berishën si institucion për mënyrën se si ai bën politikë edhe kur është në opozitë, edhe kur është në pushtet.

Por, nga ana tjetër, unë e konsideroj Bashën si modelin europian të politikës së re, postkomuniste, në Shqipëri. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”
Shkencë & Jetë

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

21/03/2023
Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale
Politikë

Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

21/03/2023
Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike
Diplomaci

Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

21/03/2023
Lajme të tjera
VIDEO/Prekëse: Ushtari kthehet nga Kuvajti, e bija ndërpret ceremoninë për ta përqafuar

VIDEO/Prekëse: Ushtari kthehet nga Kuvajti, e bija ndërpret ceremoninë për ta përqafuar

Thaçi: Kosova po pranohet si anëtare e barabartë nga bashkësia ndërkombëtare

Thaçi: Kosova po pranohet si anëtare e barabartë nga bashkësia ndërkombëtare

FOTO/Do të ngeleni me gojën hapur: shtëpi të veçanta, a do të jetonit në to?

FOTO/Do të ngeleni me gojën hapur: shtëpi të veçanta, a do të jetonit në to?

TË FUNDIT

Angli: futbollistët agjerues, pushim për iftar

Angli: futbollistët agjerues, pushim për iftar

11 orë Më parë
Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

13 orë Më parë
Lazio, distancim nga antisemitizmi i disa tifozëve

Lazio, distancim nga antisemitizmi i disa tifozëve

14 orë Më parë
Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

15 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

21/03/2023
Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

21/03/2023
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist