Në një prononcim për gazetarët në oborrin e parlamentit, kryeministri Edi Rama, tha se e gjithë kjo trazirë psikologjike që ka pësuar shoqëria nga ngjarjet e fundit në politikë, kthehet në mirësi për politikën dhe ndërveprim politik e shoqëror. Por, tha ai, duhet durim. Duhet të priten me durim hetimet, të cilat, sipas shefit të qeverisë, do e zbardhin deri në fund atë që ai e quajti për të disatën herë telenovelë të shëmtuar. Fjala është pra, për pretendimin e deputetit Doshi se ka dashur ta vrasë Ilir Meta.
Rama tha ndër të tjera se parlamenti duhet t`i rikthehet zbatimin me korrektesë të rregullores, siç tha ai, për të ushtruar misionin e prodhimit të ligjeve dhe shtyrjes para të reformave. Duke u shprehur se opozita po e shndërron parlamentin në vend për mitingje, ai dha të kuptuar se fryma e drejtimit të tij do ndryshojë. “Toleranca e deritanishme, po çon në degjenerimin e parlamentit”, ishte ajo frazë e Ramës, që paralajmëron ndoshta një Ilir Meta tjetër këtej e tutje, në raport me opozitën në parlament.
Rama ka lëshuar një apel dhe për mediat, duke këshilluar që ajo të bëjë më shumë për trasparencën dhe zbardhjen e cështjeve të mprehta, bazuar në prova, fakte, buonses qytetar dhe ligjshmëri. /tesheshi.com/