Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kosovë, të burgosurit e sëmurë po vdesin duke pritur vendimet e gjykatave

Të burgosurit që vuajnë nga sëmundje të rënda po rrezikohen të vdesin prapa hekurave, pasi kërkesat e tyre nuk po shqyrtohen shpejt nga gjykatat e Kosovës.

Një rast i tillë ka ndodhur muajin e kaluar, kur i burgosuri F.B. me sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë në Burgun e Dubravës.

Juristi Niman Hajdari nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës pranë Avokatit të Popullit, ka shpjeguar për KosovaPress se kompetenca për pezullimin e përkohshëm të vuajtjes së dënimit ka kaluar te Gjykata Themelore, të cilës mund t´I drejtohet vetë personi, drejtuesi i institucionit të vuajtjes së dënimit apo Shërbimi Korrektues.

Sa i përket vonesës së shqyrtimit të ankesave nga gjykata, Hajdari thotë se është përgjegjësi e shtetit që të kujdeset për të drejtat themelore të personave të privuar nga liria, përderisa janë në këto institucione.

Ai thekson se Avokati i Popullit konsideron defekt mungesën e përcaktimit të afatit për shqyrtimin e ankesave nga Gjykata Themelore.

Por, zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë mohojnë te ketë vonesa në shqyrtim të kërkesave të të burgosurve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts