Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kosova në prag të një vere të nxehtë politike: mazhoranca dhe opozita i shpallin “luftë” njëra-tjetrës përmes konferencave mediale

Nga te Sheshi
09/06/2016
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kosova në prag të një vere të nxehtë politike: mazhoranca dhe opozita i shpallin “luftë” njëra-tjetrës përmes konferencave mediale

Nga Blendi Gashi

Java e parë e muajit qershor ka ringjallur politikën kosovare, por këtë herë përmes konferencave për media, ku partitë në pushtet dhe ato opozitare i kanë shpallur “luftë” të hapur njëra-tjetrën nga largësia.

PDK dhe LDK në njërën anë dhe AAK e NISMA dhe Vetëvendosje në anën tjetër kanë paralajmëruar një stuhi të re, konkretisht rikthimin e krizës politike, përmes deklaratave kundërshtuese që kanë të bëjnë me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ndërsa koalicioni qeverisës paralajmëroi se qëndrimi i tyre mbetet pa i lëkundur dhe se do të vazhdoj të kryejë obligimet e marra ndërkombëtare për dy marrëveshjet e lartcekura, tri partite opozitare ia bën të qartë dyshes Mustafa – Veseli se do të hasin në rezistencë të forte si brenda ashtu edhe jashtë kuvendit, duke paralajmëruar rikthimin e skenave të dhunës që ishin prezent për shtatë muaj, si hedhje e gazit lotsjellës në sallën e seancave dhe protesta të vazhdueshme në rrugë.

PDK dhe LDK e filluan të parët “lutën” nga distanca

Kadri Veseli i PDK-së dhe Isa Mustafa i LDK-së e nisën të parët “luftën”, ku më datë 2 qershor thirrën një konferencë për media, me ç’rast ia bën të qartë edhe një herë partive opozitare se koalicioni qeverisës do të vazhdoj punën deri në vitin 2018.

konferenca Isa Kadria

Kreu i PDK-së i ka bërë thirrje opozitës që të marr përgjegjësi, duke shtuar se koalicioni do të vazhdoj të kryer obligimet ndërkombëtare.

“Do të vazhdojmë me kryerjen e obligimeve ndërkombëtare me mendimin për të forcuar sovranitetin e këtij shteti. Çdo vendim për Asociacionin do të jetë për sovranitetin e këtij vendi, e e njëjta vlen edhe për Demarkacioni kufitar me Malin e Zi, prandaj do të veprojmë për interesat e qytetarëve tanë”, deklaroi Veseli në konferencën që u mbajt të enjten e javës së kaluar.

Tri partitë opozitare iu kundërpërgjigjen ashpër Mustafës e Veselit

Vetëm katër ditë më vonë partitë opozitare, Vetëvendosje në njërën anë dhe dy partitë që kanë formuar koalicionin parazgjedhor AAK e NISMA pikërisht përmes konferencave për media që thirrën iu kundërpërgjigjen partive të koalicionit qeverisës duke thënë se për ta është e papranueshme ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionit me Malin e Zi dhe një gjë të tillë do ta kundërshtojnë fuqishëm me të gjitha metodat.

konferenca AAK NISMA

AAK dhe NISMA për Kosovën të parët thirrën konferencë ku përmes liderëve të tyre, Ramush Haradinaj  dhe Fatmir Limaj deklaruan se qeveria e Kosovës po tenton t’i trafikojë dy marrëveshjet që sipas tyre janë të dëmshme për vendin.

“Ne si Nismë dhe AAK kërkojmë që menjëherë të ulemi dhe të shpallim datën e zgjedhjeve dhe pastaj të flasim për këto dy tema. Kjo neglizhencë e ka dëmtuar Kosovën dhe po e dëmton procesin e liberalizimit. Rruga dhe tendenca për të kaluar përmes trafikimit dhe presionit ndaj deputetëve ka vetëm pasoja, andaj kërkojmë të ndalohet çfarëdo tentative për t’i kontrabaduar këto marrëveshje dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, deklaroi Limaj.

Kurse, Haradinaj tha se duhet që të ndërpritet kjo gjendje dhe të vendoset për zgjedhje, pasi theksoi se gjendja është tejet serioze.

“Jemi të shqetësuar se në rast se insistohet për trafikimin e këtyre marrëveshjeve do ta thellojë krizën në vend. Po kërkojmë nga koalicioni të mos shkoj kësaj rruge dhe të kthej pamjet e krizës. Situatat është serioze. Duhet t’i gjejmë një dalje këtyre marrëveshjeve ajo është shkuarja në zgjedhje. Situata bëhet shumë e komplikuar nëse insistohet këto marrëveshje të kalohen me trafikim. Është momenti me kërku dalje jo kthim në gjendjen e mëhershme. Shqetësimi për këto tema është vetëm i opozitës por dhe i qytetarëve”, tha Haradinaj.

Paralajmërimi i VV-së për qeveritarët

Po të njëjtën ditë, pra më 6 qershor konferencë mbajti edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila bëri të ditur vendimin për rikthim në Kuvend pas 90 ditësh braktisje.

Para mediave dolën kryetari i VV-së Visar Ymeri dhe shefi i grupit parlamentar Glauk Konjufca.

Ymeri dhe Konjufca deklaruan se nëse tentohet përsëri të kthehen marrëveshjet, ajo e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk do të përjashtojnë metodat e kaluara për t’i kundërshtuar.

konferenca VV

Ymeri tha se VV është e gatshme të dakordohet me AAK-në e NISMA-n për kundërshtimin e dy marrëveshjeve.

“Lëvizja Vetëvendosje do ta vazhdoj punën e saj në parlament si opozitë dhe do ta vazhdoj kundërshtimin e saj sepse mungesa e opozitës në parlament po i konvenon më shumë partive në pushtet. Çfarëdo ringjallje e Asociacionit dhe tentimi për ta kaluar Demarkacionin do ta rikthejnë edhe më fuqishëm kundërshtimin tonë dhe do ta jofunksionalizojë edhe më thellë jetën institucionale të vendit”, deklaroi Ymeri.

Padyshim një gjë mund të konkludohet, se kundërshtime e thella që ekzistojnë mes partive në pushtet dhe opozitë, pritet ta fusin Kosovën sërish në një rrugë të rrezikshme, atë të rikthimit të krizës politike me pasoja tensionimin e situatës së sigurisë në vend, duke bërë muajin qershor, eventualisht korrikun edhe më të nxehtë dhe përvëlues, me pasoja të “djegies” të së ardhmes së shtetit të Kosovës. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO
Politikë

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
Ku u “zhdukën” satelitët Albania?
Politikë

Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”
Ekonomi

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Lajme të tjera
Nga Bujar M. HOXHA: Nga “lavirja e bulevardit” e Berishës te “derdimeni” i Ramës: a nuk është e njëjta gjuhë?

Nga Bujar M. HOXHA: Nga “lavirja e bulevardit” e Berishës te “derdimeni” i Ramës: a nuk është e njëjta gjuhë?

Rastësia, mbreti i botës: nusja shikon të ëmën në fotot e vjetra të dhëndrit

Rastësia, mbreti i botës: nusja shikon të ëmën në fotot e vjetra të dhëndrit

Cleveland Cavaliers fiton thellë në ndeshjen e tretë të finales së NBA-it

Cleveland Cavaliers fiton thellë në ndeshjen e tretë të finales së NBA-it

TË FUNDIT

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

12 orë Më parë
Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

12 orë Më parë
Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

14 orë Më parë
Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

15 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist