Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KONSTATIMI/ Gjekmarkajzimi i debatit publik: ç’e lidh Tiren me Edi Ramën që kurrë nuk trajtohet

Katër arrestime të reja të çështjes “Tire” ishin arsyeja e një debati më Open, ku për herë të parë, doli për të folur publikisht drejtori COVID 2, spitali “Shefqet Ndroqi”, Dr. Perlat Kapyzusi, një figurë e bluzave të bardha nga vija e parë e frontit pandemik me prestigj të padiskutueshëm.

Por siç ndodh me ironitë e jetës tek fati i një individi, bash te institucioni që ai drejton kanë ndodhur ngjarje kobzeza, siç 5 vetëhedhje pacientësh me pasojë vdekjen, si dhe e rënda Tire në planin etik.

Debati pati fragmente të nxehta, ku një prej të ftuarve, tejet i diskutueshëm për nga statusi i tij dhe motivi i përzgjedhjes së pjesë e panelit në raport me debatin, iu qas me gjykimin shabllon të degradimit të sistemit, përcjellë kjo nga modeli Tire.

Në fakt nuk është kështu; siç për shumë mynxyra të tjera shoqërore, Tire thjesht u bë publike sot por që ka ekzistuar gjithnjë në 30 vitet e post-komunizmit.

Ajo që në fakt do ishte debat mbi Tiren dhe që mungon, e që nëse do ishte do përligjte dhe praninë e Ergys Mërtirit në debat meqë më së shumti prezantohet si sociolog – se në fakt, veç aktivistit social, ku të tillë janë me qindra sot edhe prej rrjeteve sociale, që jo domosdoshmërisht duhen trajtuar si potenciale të mendimit publik, Mërtiri nuk gëzon atribute të veçanta për çështje që kërkojnë përgatitje specifike, si fjala vjen edhe gazetar me akses direkt në fakte e të dhëna – është teza e një filozofie politike që mbrohet gjithnjë nga Rama; ajo e prevalimit të sistemit mbi karakterin individual, për eliminimin e korrupsionit.

Niveli i ulët i debatit politik dhe atij publik, ka bërë që Rama të ndihet komod me këtë tezë dhe askush të mos i bëjë oponencë. Mbrëmë në Open qe rasti, por, e theksuar kjo, pjaca të tilla debati është e pamundur të ketë.

Dr. Kapizysi e mbrojti sistemin e funksionimit të spitalit, referuar asaj pjesë të protokolleve të shërbimit COVID, ndërsa Tiren si fenomen ia atribuoi karakterit të saj. Ja ky duhej të ishte debati. Dhe jo vetëm për rastin Tire.

Teza e “sistemit që rregullon karakterin” është e vetmja e natyrës filozofike në mendimin politik të munguar shqiptar në 30 vite, prej atyre që kanë udhëhequr. Rama e ka të tijën këtë tezë. Asnjë debat, asnjë shkrim, asnjë replikim nuk ka patur deri më sot mbi të, ndonëse ekziston një ushtrim opozitarësh politikë e jo politikë kundër tij. Dhe kjo është një ndër krizat e mëdha të mendimit publik në Shqipëri, e thënë ndryshe, i gjekmarkajzuar. Çdo të thotë gjekmarkajzuar, emërtuar kështu sipas emrit të të ashtuquajturit analist Agron Gjekmarkaj? Cekësia në vend të thellësisë dhe moskopetenca për të mbrojtur një çështje të caktuar, ku dhe qartësisht nuk ke asnjë lidhje me të, pasi nuk i përket asnjë tagri të caktuar social dhe publik për t’u marrë me të.

Dhe duke iu kthyer Tires, debati duhej të ishte dhe është: ç’të çara sistemi gjeti Tirja për ta shfaqur karakterin e saj të ulët si zhvatëse? Një pyetje e tillë i duhej drejtuar Dr. Kapizysit. Apo nëse ai ishte dakort me tezën e Ramës që sistemi rregullon njeriun dhe jo e kundërta?

Në një shoqëri me krizë morale si e jona, teza e Ramës do ishte ndihmëtari më i mirë për debatin më me vlerë që duhej të ekzistonte. Kjo, sepse kjo tezë ha shumë diskutime, e se në këtë tezë gjendet dhe shtrati apo baza e degradimit apo mbrothësimit të një shoqërie. Dhe Mërtiri, si sociolog, këtu do ishte më i vyer sesa si polemist me status polemisti, pa asgjë para ose prapa, siç fjala vjen personat me të cilët ai polemizoi, që kanë një Dr. a diç më shumë para ose pas nga karriera profesionale dhe profili i tyre publik, apo që aftësinë profesionale e moralin individual s’jua diskuton kush. /tesheshi.com/                   

auto pjese dak

Related posts