Udhëheqësi Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Irani “nuk do t’u dorëzohet kurrë sionistëve”, në një seri postimesh në rrjetin social X.
“Ne nuk do të tregojmë mëshirë ndaj sionistëve”, thuhet në përkthimin e njërit prej postimeve.
Një tjetër thotë: “Beteja fillon!”
Këto janë deklaratat e para publike nga Khamenei pasi Presidenti aktual i SHBA-së Donald Trump tha se SHBA-të e dinë se ku është udhëheqësi iranian, por se ai “nuk do ta vrasë atë… të paktën për momentin”.
Më parë këtë javë u raportua se Trump vuri veton ndaj planit izraelit për të vrarë Khamenein.
Irani dhe Izraeli po sulmojnë njëri-tjetrin përsëri këtë mëngjes. /tesheshi.com/
🔴 Tehran air defense successfully repelling Israeli aggression#BREAKING #BreakingNews pic.twitter.com/vdJ18MfDls
— Mehr News Agency (@MehrnewsCom) June 17, 2025