Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ja pse fëmijët e vegjël pëlqejnë më shumë zërin e bashkëmoshatarëve të tyre

E keni vënë re që zëri ynë ndryshon sapo shohim një bebe? Toni i zërit kur komunikojmë me to është më i zbutur dhe më fëminor.

Për shumicën nga ne ky lloj gjesti duket si diçka e pakontrolluar dhe që e bëjmë me pavetëdije. Ndërsa kërkimet tregojnë se t’u flasësh bebeve në të tillë mënyrë është shumë e dobishme.

Një studim i vitit 2015 nga McGill University tregon se disa kërkues kanadezë zbuluan se foshnjet 6 muajshe preferonin më shumë zërin e bebeve të tjera se sa të të rriturve.

Foshjet u ekspozuan ndaj zërit të një foshnjeje tjetër që përsëriste një zanore dhe të një femre të rritur që përsëriste po të njëjtën zanore.

Ndërkohë studiesit matën nivelin e përqëndrimit tek foshnjet në të dyja rastet. Mesatarisht foshnjet dëgjuan gati 40 për qind më gjatë zanoren e shqiptuar nga zëri i foshnjes se sa nga zëri gruas.

Të kuptuarit e preferencave të foshnjeve mund të ndihmojë në zhvillimin e strategjive për të përmisuar ligjërimin e tyre. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts