Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Komentet: si e sheh Albin Kurti dramën e ‘99-ës?

    Komentet: si e sheh Albin Kurti dramën e ‘99-ës?

    Detaje lufte nga Gaza

    Detaje lufte nga Gaza

    Punë të dështuara kinezësh: qyteti 100 miliardësh ku s’jetohet dot

    Punë të dështuara kinezësh: qyteti 100 miliardësh ku s’jetohet dot

    Nga superpushteti në burg: liri për Fujimorin nammadh pas 16 vitesh qeli

    Nga superpushteti në burg: liri për Fujimorin nammadh pas 16 vitesh qeli

    “Bombë” në Uashington: Senati bllokon ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

    “Bombë” në Uashington: Senati bllokon ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

    Erdogan për Izraelin: Ditën kur të përballet me një ushtri të vërtetë…

    Erdogan për Izraelin: Ditën kur të përballet me një ushtri të vërtetë…

    Pamje: Kryebashkiakja që nuk e mbajtën dot këmbët

    Pamje: Kryebashkiakja që nuk e mbajtën dot këmbët

    Meloni merr “vendimin e guximshëm” gjeopolitik dhe gjeokonomik

    Meloni merr “vendimin e guximshëm” gjeopolitik dhe gjeokonomik

    Shkrimtarë hebrenj në një letër të hapur: Antiizraelizmi, jo antisemitizëm!

    Shkrimtarë hebrenj në një letër të hapur: Antiizraelizmi, jo antisemitizëm!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ish-presidenti i Vajadolid Osasuna bleu ndeshjet me Realin dhe Barçën për 4 milionë euro

Nga te Sheshi
25/06/2015
në Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
Ish-presidenti i Vajadolid Osasuna bleu ndeshjet me Realin dhe Barçën për 4 milionë euro
5
SHPËRNDARJE

Skandali i trukimeve sa vjen dhe shtohet në botën e futbollit. Në Spanjë, Osasuna është e përfshirë në një hetim të gjerë, ku ka pasur edhe të arrestuar, sa i përket manipulimit të rezultateve. Ata akuzohen zyrtarisht për edicionin e dy viteve më parë, ku arritën të paracaktojnë rezultatin e disa ndeshjeve, por që në fund llogaritë nuk u dolën ashtu si pritej dhe ranë në një kategori më poshtë. Në këto akuza u përfshinë edhe klube si Vajadolidi, Betisi dhe Almeria, përcjell lajmin Panorama Sport.

Prokurorët shprehen se kanë prova që implikojnë sportistë dhe drejtues të këtyre ekipeve, mes të cilave edhe emra si Serxhio Garsia apo Zhordi Figueras, të cilët u morën në pyetje gjatë ditës së djeshme. Por, një dëshmi tronditëse ka qenë ajo e Karlos Suarezit. Bëhet fjalë për ishpresidentin e Vajadolidit, i cili përmend emra si Reali i Madridit dhe Barcelona. Madje, nuk bëhet fjalë për fitore të gjigantëve të futbollit iberik, por për humbjen e tyre kundër Osasunës. Dëshmia-”Në vitin 2009, Osasuna ishte thuajse e rënë nga kategoria.

Kishte edhe dy ndeshje dhe pozicionohej në vendin e 18-të. Përballjet e fundit ishin kundër Barcelonës në transfertë dhe Realit të Madridit në shtëpi. Realisht, askush nuk e besonte që do të merrnin rezultate pozitive për të siguruar mbijetesën, pasi u duhej patjetër fitore në të dyja përballjet. Ajo që ndodhi ishte e papritur, pasi fituan në ‘Kamp Nou’ me rezultatin 1-0 dhe një javë më vonë mundën në fushën e tyre madrilenët 2-1. Kjo u dhuroi qëndrimin në Primera Divizion. Pak kohë më vonë, mora vesh që kishin paguar nga 2 milionë euro për secilën”, shprehet Karlos Suarez. Prokurori ndërhyn dhe e pyet se si e mori vesh një gjë të tillë: “E dëgjova dhe, në fakt, ia shpreha edhe Horge Valdanos. Pasi e takova, i thashë se kisha më- suar që kishin përfituar nga dy milionë për të humbur”. Prokurori vazhdon me pyetjen, duke i kërkuar të thotë se kush ishte personi që kishte bërë pagesën: “Askush tjetër përveç Patxi Iskos, presidenti i Osasunës. Ai ishte mjeshtër për biznes dhe pa diskutim që ishte i aftë të bindte edhe klube si Reali e Barcelona që të humbisnin. Fatmirësisht ato klube nuk kishin objektiva për të arritur, pasi gara ishte përcaktuar dhe me sa duket kanë pranuar ofertën e Patxit”.

Më pas, Karlos Suarez tregon një bisedë të kryer për këtë temë në sezonin 2013/2014 kur tashmë president i Osasunës ishte bërë Migel Arshanso. “Unë e kam zakon që i them gjithnjë ato që mendoj dhe nuk rezervohem. Isha së bashku me Arshanson, Vizkajn dhe Txuma Peraltën. U kujtova atë që kishin bërë në 2009-ën, kur mbijetuan duke mundur Realin e Barçën. Arshanso më tha: ‘bip, bip’. Unë nuk kam qenë në atë kohë”. Ndërsa Vizkaj u skuq dhe u bë ujë në djersë. Për të ndryshuar bisedën ndërhyri sërish Arshanso dhe tha: “U bëra disa vite në klub dhe nuk kam dëgjuar asgjë të tillë. Gjithsesi, tashmë s’ka rëndësi”. Nga situata që u krijua, kuptova që ishte gjithç- ka e vërtetë”. Marifeti-Prokurori i ka kërkuar Karlos Suarezit që të tregojë me më shumë hollësi marrëdhënien që kishte me presidentin e Osasunës, Patxi Isko dhe marifetin se si i justifikonin paratë për pagesat që kryenin mbi trukimet. “T’ju them të drejtën, unë e adhuroj Patxin, pasi ishte gjeni i bilanceve. Në vitin 2009, kur u bë edhe pagesa 2+2 (për Realin dhe Barçën), ai duhet të rregullonte 4 milionë eurot që mungonin nga bilanci i klubit. Bënte shitje fiktive të futbollistëve, duke kërkuar nga miqtë e tij në klube të tjera, sikur blinin lojtarët.

Edhe mua më kërkoi që të blija një futbollist për një shifër më të lartë se sa vlente realisht dhe, më pas, ai do të më merrte një futbollist tjetër, duke kompensuar shifrën. Ishte një skemë shumë e detajuar, e cila arrinte të mbushte boshllëqet në buxhet, që vinin si rrjedhojë e shpenzimeve informale. Gjithsesi, unë nuk pranova në atë kohë që të bashkëpunoja”, shprehet ish-presidenti i Vajadolidit. Prokurori e pyet se cili ishte përfitimi që kishin klubet e tjera që bashkëpunonin në skemën e Punjalit.

“Po ua shpjegoj më thjesht. Në vitin 2009, unë shita Serxho Asenjon për 7.5 milionë euro tek Atletiko e Madridit dhe sërish bilanci i klubit ishte sërish me humbje. Kur klubet janë me humbje edhe taksat janë më të larta dhe ka më shumë detyrime për të paguar. Nëse bashkëpunoja në skemën e Punjalit, do të arrija që, në mënyrë fiktive, të zeroja minuset që kishim në bilancet vjetore. Të dy përfitonim duke mos paguar më shumë taksa. Mund ta quajmë edhe evazion fiskal. Për këtë shkak unë refuzova të bëhem pjesë”. Aktualisht ish-presidenti i Osasunës është në masë arresti, ndërkohë që Karlos Suarez cilësohet si një prej dëshmitarëve më të rëndësishëm. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Dështimi historik i Santosit të Pele
Sport

Dështimi historik i Santosit të Pele

07/12/2023
Messi, sportisti i vitit nga TIME
Sport

Messi, sportisti i vitit nga TIME

06/12/2023
Luis Suarez ndoshta s’do të luajë më: Pilula dhe injeksione para çdo ndeshjeje!
Sport

Luis Suarez ndoshta s’do të luajë më: Pilula dhe injeksione para çdo ndeshjeje!

05/12/2023
Lajme të tjera
6 vite më parë humbëm një legjendë botërore, por ende shumë hije dyshimi mbi vdekjen e tij

6 vite më parë humbëm një legjendë botërore, por ende shumë hije dyshimi mbi vdekjen e tij

FORUM/  Projektligji për financimin e të akuzuarve nga Specialja, problematik  – ja arsyet

FORUM/ Projektligji për financimin e të akuzuarve nga Specialja, problematik - ja arsyet

Prokuroria akuzon direkt vëllezërit Aliko për vrasjen e oficerit të RENEA-s

Prokuroria akuzon direkt vëllezërit Aliko për vrasjen e oficerit të RENEA-s

TË FUNDIT

Komentet: si e sheh Albin Kurti dramën e ‘99-ës?

Komentet: si e sheh Albin Kurti dramën e ‘99-ës?

4 orë Më parë
Dështimi historik i Santosit të Pele

Dështimi historik i Santosit të Pele

4 orë Më parë
Ç’ndodh me thonjtë e astronautëve në hapësirë?

Ç’ndodh me thonjtë e astronautëve në hapësirë?

6 orë Më parë
Detaje lufte nga Gaza

Detaje lufte nga Gaza

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Profesori i njohur amerikan: Tre arsye pse Izraeli do dështojë me Gazën

Profesori i njohur amerikan: Tre arsye pse Izraeli do dështojë me Gazën

07/12/2023
Punë të dështuara kinezësh: qyteti 100 miliardësh ku s’jetohet dot

Punë të dështuara kinezësh: qyteti 100 miliardësh ku s’jetohet dot

07/12/2023
Pyetja që s’ju bë dot Ramës…

Pyetja që s’ju bë dot Ramës…

07/12/2023
Shkrimtarë hebrenj në një letër të hapur: Antiizraelizmi, jo antisemitizëm!

Shkrimtarë hebrenj në një letër të hapur: Antiizraelizmi, jo antisemitizëm!

06/12/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Redi Shehu: Palestina, hipokrizia e shndërruar në institucion

Nga Behauddin Gashi: A s’ka ardhur koha?!

Nga Ermir Gjinishi: Semitizmi dhe anti-semitizmi në kurthin e ndërgjegjes

Nga Justinian Topulli: Mjerë Perëndimi se kujt i bën amin!

Nga Behauddin Gashi: Shenjtëria e jetës

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist