Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

INCIDENTI/ I lojturi mendsh trazon Fiter BajramiN në Tiranë: tentim vetëdjegieje me klithmën “s’ka Zot”!

Tjetër incident por pa pasoja në njerëz u regjistrua në faljen e Fitër Bajramit në Tiranë. Një person, rreth të 40-ve, me gjasë me probleme mendore, tentoi të vetëdigjej me benzinë në shesh, aty ku do kryhej ceremonia e faljes, duke deklaruar se “nuk ka Zot.

“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin ‘Skënderbej’ shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste.

 Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet.

Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, tha ai. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts