Janë dhënë më në fund verdiktet gjyqësore për Inceneratorin e Fierit, ku i arrestuari kryesor, ish-ministri Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të qëndrojë në burg gjashtë vite e tetë muaj. Fajtor është shpallur dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, duke u dënuar me katër vite burg, por do të vuajë për shkak të gjykimit të shkurtuar dy vite e tetë muaj burg.
Kujtojmë se të dy ishin në strukturat e LSI-së gjatë angazhimit me Inceneratorin në fjalë.
Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncesionare, u dënua me 12 vite burg në mungesë. Por me gjykim të shkurtuar do të vuajë tetë vite burg. Ndërsa Arben Dervishajn, mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit, u shpall i pafajshëm së bashku me disa emra të tjerë.
Në dosjen e SPAK ishin 20 të pandehur në kuadër të hetimit për Inceneratorin e Fierit. /tesheshi.com/