Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Mes tensioneve me Izraelin, lëvizje kokash në Gardën iraniane

    Mes tensioneve me Izraelin, lëvizje kokash në Gardën iraniane

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ikjet nga Kosova: mijëra aplikime për viza në shtetet e BE-së

Kroacia me ikje vetë, një ndër destinacionet e kosovarëve

Nga te Sheshi
12/01/2022
në Kosova, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Ikjet nga Kosova: mijëra aplikime për viza në shtetet e BE-së
131
SHPËRNDARJE

Numri i qytetarëve të Kosovë që aplikojnë për viza në shtetet e Bashkimit Europian po vazhdon të rritet çdo ditë.

Për vizë në Gjermani në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar mbi gjithsej 56 mijë qytetarë. Kurse, mbi 6 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë në ambasadën e Kroacisë. Mijëra aplikime ka pasur edhe për Slloveni e shtete të tjera.

Qytetarët e Kosovës duket se me çdo kusht duan të ikin nga vendi i tyre në ndonjë shtet tjetër të botës.

Numri i atyre që aplikojnë për viza punë po rritet për çdo ditë.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime.

Nga të gjitha regjistrimet, sipas tyre, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjedhur ata të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm.

“Secilin muaj jepen proporcionalisht aq terminë, ashtu që në fund të vitit arrihet kontingjenti prej më së shumti 5.500 vizave që eventualisht mund të lëshohen për këtë kategori”.

Drejtori i Hulumtimeve nga Instituti GAP, Jeton Mehmeti, ka thënë se numri i kërkesave për leje pune të paraqitura nga qytetarët e Kosovës në Agjencinë Federale të Punësimit të Gjermanisë përbën 30% të të gjitha aplikacioneve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pesë sektorët me rrezikun më të lartë të ikjes së fuqisë punëtore janë TIK-u, gastronomia, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor. Në bazë të anketave me të punësuar në sektorin privat del se ndër arsyet kryesore të emigrimit janë: pagat e ulëta, kushtet e këqija të jetesës dhe mungesa e mundësive në Kosovë”.

Sipas tij, nëse ky trend i emigrimit vazhdon, disa sektorë në Kosovë rrezikojnë të mbesin pa fuqi të kualifikuar punëtore.

Pas ankesave për pamundësi të zënies së terminëve dhe numrit të madh të të interesuarve ambasada e Gjermanisë, nga dhjetori i vitit që shkoi e ka ndryshuar mënyrën e aplikimit për terminë për vizë pune. Ajo ua ka dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve që të regjistrohen e mandej përzgjedhja të bëhet me anë të shortit.

Për shkak të pandemisë, në vitin 2020 dhe 2021, ambasada e Gjermanisë nuk ka lëshuar viza pune. Ndërsa në vitin 2019 ambasada ka lëshuar më shumë se 50 mijë viza. Prej tyre rreth 36 mijë viza Schengen, si dhe rreth 15 mijë viza nacionale për qëndrime afatgjata, si bashkim familjar, viza pune e viza studimi.

Kurse nga Ambasada e Kroacisë në Prishtinë kanë treguar se gjatë vitit 2021, 6 mijë e 221 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë. Ky numër është rritur dukshëm krahasuar me vitin 2020, ku kishin aplikuar 4 mijë e 804 persona.

“6 221 persona aplikuan për vizë kroate në vitin 2021”, kanë thënë nga ambasada kroate.

Nga kjo ambasadë, po ashtu, kanë thënë se për shkak të kufizimeve nga pandemia, dorëzimi i një aplikimi për vizë në ambasadën kroate që nga marsi i vitit 2020 është pezulluar përkohësisht, megjithatë disa kategori janë përjashtuar dhe në mesin e tyre edhe personat që u është lëshuar leja e qëndrimit dhe e punës në Kroaci.

Kroacia është një nga vendet me numrin me të madh të aplikimeve për viza puna nga qytetarët e Kosovës.

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka kritikuar Qeverinë Kurti për heshtje karshi ikjes së qytetarëve.

“Përse kjo heshtje? A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë ia mësyjnë ta lëshojnë vendin?

Ata duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë”, ka shkruar Haradinaj.

Ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian që janë në Kosovë, përfshirë ato që japin viza për zonën Shengen, vazhdojnë të japin viza udhëtimi për qytetarët që synojnë bashkimin familjar, për biznese, punë, viza për studentë, turistike dhe për raste të caktuara urgjente.

Vizat e punës nga ambasada e Gjermanisë në Prishtinë lëshohen në kuadër të “Rregullores për Ballkanin Perëndimor”. Deri më 31.12.2023 shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës – pavarësisht nga kualifikimi i njohur në Gjermani. Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjencisë Federale të Punës. Brenda një viti kalendarik mund të lëshohen maksimalisht 25.000 miratime për aplikacione të tilla, 5.500 në vit nga të cilat për aplikues nga Kosova. Sipas ambasadës, ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara para pandemisë.

Procedura e shortit realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e më shumë personave.

Sipas ambasadës, për pjesëmarrje në procedurën e shortit për terminë në muajin pasues është i domosdoshëm një regjistrim i ri. Në fillim të çdo muaji do të hapet dhe do të qëndrojë e hapur për 2 deri në 3 javë një listë e re e regjistrimit për terminë për aplikim.

Periudha e saktë e hapjes së listës publikohet çdo muaj në uebfaqen e Ambasadës. Aktualisht është e hapur lista e regjistrimeve për terminë për periudhën shkurt deri fillim të marsit.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk është miratuar ende liberalizimin e vizave, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian.

Vendimi për këtë çështje ka ngecur për shkak të skepticizmit që kanë shfaqur shtetet si Franca dhe Holanda. /Monitor/

Të ngjashmeLajme

Kosova, në gojën kryeseparatistit prorus në Donetsk
Politikë

Kosova, në gojën kryeseparatistit prorus në Donetsk

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta
Politikë

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n
Europa

Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

25/06/2022
Lajme të tjera
Momenti kur Basha vetëndihet triumfator

Momenti kur Basha vetëndihet triumfator

Shuhet miu më i famshëm në botë

Shuhet miu më i famshëm në botë

Dufi i njeriut të pushtetit: Jazëk!

Dufi i njeriut të pushtetit: Jazëk!

TË FUNDIT

Kosova, në gojën kryeseparatistit prorus në Donetsk

Kosova, në gojën kryeseparatistit prorus në Donetsk

11 minuta Më parë
Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

1 orë Më parë
Natë “lufte” në Oslo: të shtëna në klubin e homoseksualëve

Natë “lufte” në Oslo: të shtëna në klubin e homoseksualëve

2 orë Më parë
Erdogan shpall: Vdekje zjarrvënësve!

Erdogan shpall: Vdekje zjarrvënësve!

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

24/06/2022
Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist