Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

    Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

    Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael

    Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael

    Irani godet Mossad-in

    Irani godet Mossad-in

    Çfarë opsionesh ka Irani në konflikt me Izraelin?

    Çfarë opsionesh ka Irani në konflikt me Izraelin?

    Nga më të pabesët e njerëzimit: vrasje me bukë në gojë, drama në Gaza që vazhdon

    Nga më të pabesët e njerëzimit: vrasje me bukë në gojë, drama në Gaza që vazhdon

    Zhvarrosja e 796 foshnjave që vdiqën në institucionin fetar irlandez

    Zhvarrosja e 796 foshnjave që vdiqën në institucionin fetar irlandez

    Zyrtarja britanike: Aleatët e NATO-s s’janë gati për luftë!

    Zyrtarja britanike: Aleatët e NATO-s s’janë gati për luftë!

    Lëvizje të reja në hartën ushtarake të botës

    Lëvizje të reja në hartën ushtarake të botës

    Bernie Sanders: “Lufta e paligjshme e Netanyahut, sabotoi negociatat me Iranin”

    Bernie Sanders: “Lufta e paligjshme e Netanyahut, sabotoi negociatat me Iranin”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ikja nga kjo botë e një syri mjeshtëror mbi botën

Ja kush ishte fotoreporteri i famshëm brazilian Sebastião Salgado

by te Sheshi
24/05/2025
in Individualitet, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Ikja nga kjo botë e një syri mjeshtëror mbi botën
20
SHARES

Fotoreporteri i madh brazilian Sebastião Salgado, i njohur për mënyrën se si përshkroi, bardh e zi, luftërat, tragjeditë njerëzore, katastrofat mjedisore dhe pyjet e Amazonës, ka vdekur në moshën 81 vjeç, njoftoi sot Akademia Franceze e Arteve të Bukura, anëtare e së cilës ishte ai.

Salgado autodidakt, “një dëshmitar i tragjedisë njerëzore dhe gjendjes së planetit“, siç e përshkroi Akademia, lë një trashëgimi unike nga qindra udhëtimet e tij, me fotografi të botuara në revista të tilla si “Life and Time”, libra dhe ekspozita në muze, veçanërisht në Paris ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij.

Nga Ruanda në Guatemalë dhe nga Indonezia në Bangladesh dhe Amazonë, objektivi i tij kapi zinë e bukës, luftërat dhe eksodin masiv të refugjatëve në botën e tretë. Bota e tij bardh e zi përfshinte edhe peizazhe, siç janë lumenjtë e Amazonës, dhe me punën e tij ai e ngriti fotogazetarinë në një formë arti.

Salgado u nderua me Çmimin Princ i Asturias (1998) dhe Çmimin e Fondacionit Hasselblad (1989).

“Kripa e Tokës”, një dokumentar nga Wim Wenders që tregon udhëtimet e fotoreporterit brazilian në Papua Guinenë e Re dhe Rrethin Arktik, u nominua për çmimin Oscar.

Salgado lindi më 8 shkurt 1944, në Aymores, një komunitet rural në Minas Gerais. Ai u rrit me shtatë motrat e tij në fermën e babait të tij, fermer bagëtish. Në këtë zonë, ku ndonjëherë detyrohej të udhëtonte me ditë të tëra për të vizituar një të afërm, ai mësoi të ishte i duruar – një aftësi që rezultoi e paçmuar në karrierën e tij të mëvonshme, kur i duhej të priste “momentin e duhur” për të kapur atë “sekondën perfekte” me objektivin e tij.

Ai studioi drejtësi dhe më pas ekonomi. Në vitin 1969, ai iku në Francë për t’i shpëtuar diktaturës ushtarake, së bashku me gruan e tij të ardhshme, Lelia Vanik, me të cilën pati dy fëmijë. Ai punoi për Organizatën Ndërkombëtare të Kafesë dhe udhëtoi në Afrikë. Ishte në këtë kontinent që ai bëri fotografitë e tij të para, me një aparat fotografik që ia kishte dhuruar gruaja e tij.

“E kuptova se fotografitë më jepnin më shumë kënaqësi sesa raportet financiare”, pranoi ai dikur. Më pas ai vendosi të ndiqte fotografinë profesionalisht dhe refuzoi një pozicion të lakmuar në Bankën Botërore.

Në Afrikë, ku ndihej “si në shtëpi”, braziliani bëri raportimet e tij të para, mbi thatësirën dhe urinë në Niger dhe Etiopi. Në vitin 1979 ai u bashkua me agjencinë Magunm. Dy vjet më vonë ai pati suksesin e tij të parë të madh gazetaresk: brenda 60 sekondave ai bëri 76 fotografi, gjatë atentatit të tentativës së Presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Ronald Reagan, në Uashington.

Njohja globale erdhi në vitin 1986, me fotografitë e tij ikonike të Serra Pelada të Brazilit, “fshehjes së milingonave njerëzore” ku dhjetëra njerëz, të mbuluar me baltë, punonin ditë e natë në minierën më të madhe të arit në botë.

Ai shkroi gjithashtu “Eksodi” rreth zhvendosjeve të detyruara në 40 vende.

“Kufijtë janë artificialë. Kudo, pashë të njëjtën qenie njerëzore. ‘I huaji nuk ekziston’”, deklaroi ai në vitin 2016.

Fotografia “është një mënyrë jetese, është ideologjia ime”, i tha ai AFP-së në vitin 2022, kur São Paulo priti ekspozitën “Amazonia”, fryt i shtatë viteve punë në pyllin më të madh tropikal në planet. /tesheshi.com/

Related Posts

Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”
Lindja e Mesme

Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

17/06/2025
Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael
Bota & Rajoni

Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael

17/06/2025
Aventura pedaluese e të riut kosovar drejt vendeve të shenjta të Islamit
Sociale & Shoqëri

Aventura pedaluese e të riut kosovar drejt vendeve të shenjta të Islamit

17/06/2025
Next Post
Si u fundos krenaria e Kim-it

Si u fundos krenaria e Kim-it

Erdogan, sulm ndaj lanetëve LGBTQI: “Lufta kundër perversitetit, luftë për liri!”

Erdogan, sulm ndaj lanetëve LGBTQI: "Lufta kundër perversitetit, luftë për liri!"

Rama, si doktor i Europës

Rama, si doktor i Europës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

17/06/2025
Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael

Mesazhi i ambasadorit skandaloz të SHBA-së në Izrael

17/06/2025
Aventura pedaluese e të riut kosovar drejt vendeve të shenjta të Islamit

Aventura pedaluese e të riut kosovar drejt vendeve të shenjta të Islamit

17/06/2025
Arsyeja e vërtetë pas sulmit të Izraelit kundër Iranit

Arsyeja e vërtetë pas sulmit të Izraelit kundër Iranit

17/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni