Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Historia e gazetarit kanadez, si e bënë të duket si një nga kamikazët e Parisit

Shumë media ndërkombëtare kanë rënë në grackë dhe kanë publikuar fotografinë e Veerender Jubbal të transformuar me dashakeqësi në një kamikaz nëpërmjet përdorimit të Photoshop, program i cili ka shndërruar iPadin e tij në librin e Kuranit dhe mbi këmishë i kanë shtuar një jelek eksploziv.

Ata që e kanë bërë këtë ndryshim me dashakeqësi kanë qenë një grup personash të pasionuar pas videolojërave, anëtarë të komunitetit Gamergate, që kohët e fundit u vunë në qendër të kritikave të ‘viktimës’. Jubbal është një gazetar i specializuar në teknologjinë e informacionit në Kanada.

Kanadezi nisi të shikonte imazhin e tij si kamikaz në rrjete të ndryshme sociale, në formën e një shakaje, por që u morr shumë seriozisht nga mediat në të gjithë botën. Në Indi fotografia e tij u përhap duke u cituar si një nga terroristët që sulmuan Parisin./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts