Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Hallowen-i: si t’i bëjmë ballë kësaj marrëzie mes nesh

Për një pjesë njerëzish, fatkeqësisht dhe mosha të njoma, kanë nisur orët preokupuese për t’u përfshirë në të ashtëquajturën festë të Hallowen-it. Një pjesë kritikësh ndaj kësaj kajdeje të viteve të vona nahies shqiptare, tregues i një çoroditjeje dhe bjerrje vlerash të pashembullta, i qasen nga pikëpamja kombëtare, si diçka e huaj jo pjesë e trashëgimisë sonë. Por kjo është vetëm njëra anë. Ana më e dhembshme e saj është ajo që aty nuk ka asgjë për t’u festuar. Konotacioni shpirtëror e social i fjalës “festë” është gjithnjë pozitiv. Njerëzit festojnë diçka që u përcjell ndjesi pozitive, u sjell dobi mbi të gjitha. Ndërsa tek Hallowen-i, edhe pse gjatë gjithë këtyre viteve që “na ka zënë derën”, janë dhënë informacione mbi historinë e tij – dhe mu pse janë dhënë këto informacione – nuk është mundur të thuhet a kuptohet se ç’dobi i sjellë kjo festë – më saktë rit – njeriut e se çfarë e bën atë gëzohet me të. E sigurt që po të pyeten dhe ata që janë molepsur prej saj, nuk do dijnë t’i përgjigjen. Sepse nuk mund të ketë përgjigje për një gjë drejt së cilës nuk të çon të menduarit, por një vlim instiktesh të çoroditura që veprojnë në terrene krizash identitare, hem shoqërore e hem individuale.

Dhe problemi bëhet akoma më i mprehtë kur sheh se ka një prirje deri dhe të “instancave serioze të edukimit”, siç janë shkollat, për të vajtur drejt berihajit. A nuk ka ndodhur kjo “e pabërë” me Shën Valentinin, ku atë ditë arrihet deri atje sa të organizohen pikniqe nga shkollat. Dhe këtu ka arsye për t’u çmendur, vënë duart në kokë, por jo për t’u habitur. Në një shoqëri ku e keqja futet e zë vënd shumë kollaj, dhe ku derën më së pari ja hapin elitat drejtuese të punëve, nuk është çudi që e gjithë ekzistenca të të shndërrohet në skena të pështira Hallowen-i.

Ja mesazhi i një arsimtari në FB prej nga shprehet marrazi i tij, jo thjesht me një idiotsi mes nesh si kjo medemek feste, se sa me një përkrahje që ajo mund të gjejë tek instanca vendimmarrëse:

PËRSE JAM KUNDËR FESTIMIT TË HALLOWEEN-IT???

Si prind, mësimdhënës, edukator i brezit të ri, njohës i mirë i problemeve, halleve dhe shqetësimit të tyre, jam në mënyrë kategorike kundër festimit të Halloëeen-it nga nxënësit e shkollës në vendin tonë.

Një festë e importuar, e pakuptimitë, që sillet çdo vit për të mbushur boshllëkun shpirtëror që ekziston ndër ne dhe nuk ka kurrfarë lidhjeje me misionin dhe qëllimin e shkollës si vatër arsimimi dhe edukimi.
Rite, tradita dhe besëtytni që nuk kanë lidhje me identitetin tonë kombëtar, kulturor, social apo me ndonjë prej traditave tona fetare.

Kotësia e kësaj feste shkon në të kundërt të misionit të shkollës dhe të misionit tonë si edukues të brezit të ri, i cili ka jo pak probleme me të cilat përballet e përballemi përditë.

Institucionalizimi i festave të tilla të kota dhe të pakuptimta, është një gabim i madh që mund t’i shkaktohet shkollës sonë.

Shkolla si hapësirë publike ka mision dhe qëllim tjetër.
Tjetërsimi i këtij misioni veçse e dëmton arsimin në Shqipëri.

Ndaj, si prind, si mësues dhe edukues, kam një thirrje për të gjithë kolegët që ta bojkotojnë këtë festë dhe të mos bëhen pjesë e kësaj pakuptimësie.

Modelet që duhet dhe kemi mundësi që t’i orientojmë fëmijët dhe nxënësit tanë janë të shumtë, të bollshëm dhe sigurisht jo të këtyre llojeve.

Po ashtu, edhe festat dhe aktivitetet e tjera gjatë vitit shkollor janë mëse të mjaftueshëm, të justifikueshëm dhe që shkojnë në harmoni të plotë edhe me misionin e shkollës dhe qëllimin e arsimit.

Në e dimë se të dhënit pas Hallowen-it është tregues boshësie të llahtarshme, vaniteti të frikshëm, kuptimësie të shtrembërruar keqaz mbi atë çka je e duhet të jesh; këtë e dinë dhe ata që rendin kah saj; por cështja komplikohet kur shteti rri e bën sehir dhe nuk i dhemb kancerizimi shpirtëror i njerëzve. Me marrëzitë e mëdha që ndodhin këtij vendi, do ia vlente së paku një “moratorium” për ndalimin e tregëtimit të çdo kafke, skeleti, gjymtyrësh të prera e gjakosura, e padyshim kungujsh butaforikë.

Më së paku do ndalej e keqja që dhe në këtë rast njerëzit të luteshin për ngritjen dhe njëherë të Enverit nga varri! /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts