Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Fëmijët sirianë, ndihmë Pokemonit për t’i shpëtuar nga tmerret e luftës

Cn4l46JWAAAy1VH

Në kohë të fundit, në internet kanë qarkulluar fotografi të fëmijëve sirianë, të cilët, kërkojnë që me anë të fenomenit  Pokemon, bota që t’i gjejë dhe t’i shpëtojë ata.

Fotografitë e postuara në Facebook, shfaqin ata me pamje të brengosur, duke mbajtur imazhe të karaktereve të Pokemon-it me fjalët: “Ja ku jam, ejani më shpëtoni!”.

Fotografitë gjithashtu cekin vendndodhjen e secilit fëmijë. Ata ndodhen në qytete të ndryshme siriane.

Fotografitë janë postuar nga forcat revolucionare të Zyrës për Media të Sirisë (RFS), të cilët merren me shpërndarjen e mesazhit të sirianëve kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

Një zëdhënës nga RFS, me seli në Turqi dhe reporterët nëpër qytetet siriane, thonë: “Duke parë interesimin e madh të  mediave për lojën me Pokemon, kemi vendosur që të publikojmë këto fotografi në mënyrë që të nxjerrim në pah vuajtjet e popullit sirian nga bombardimet e forcave ajrore të Assadit dhe rrethimin në të cilin ndodhen ata”.

“Ne duam të rrisim ndërgjegjësimin dhe të tërheqim vëmendjen për gjendjen e fëmijëve sirianë dhe vuajtjet e popullit në zonat e rrethuara, të cilët janë sulmuar dhe vrarë nga regjimi i Assadit dhe aleatët e tij”.

CoRltwNVUAAT5Ua

Këto fotografi janë shpërndarë në mënyrë virale nëpër rrjetet sociale, në ndërkohë që qindra njerëz kanë komentuar në Facebook, duke shprehur simpatinë dhe duke bërë lutje për fëmijët.

Fotografitë gjithashtu janë shpërndarë në Twitter, duke u komentuar nga disa shfrytëzues të rrjetit social si “loja Pokemon të cilën nuk e keni parë ndonjëherë më parë”.

Që nga koha kur Pokemon Go është bërë mani ndërkombëtare, njerëzit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e një vëmendje të ngjashme për vuajtjet e popullatës në Siri, vendi në të cilin lufta ka shpërthyer që nga viti 2011, duke lënë mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur.

Organizata Syria Solidarity Campaign (SSC), me seli në Britani të Madhe që ofron solidaritet politik me revolucionin sirian, ka shkruar: “airianët kanë shqetësime më emergjente sesa të ndjekin dhe të kapin Pokemonin!”.

Fotografitë janë publikuar një kohë kur 50 civilë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore në veri të Sirisë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Zëdhënësi i RFS shton: “Fëmijët sirianë janë viktima të luftës dhe sulmeve brutale që kryhen në bazë ditore nga regjimi dhe avionët rusë”.

“Fëmijët sirian po paguajnë çmimin për mosveprimin ndërkombëtar për të ndaluar makinerinë vrasëse të quajtur Assad”

UNICEF ka vlerësuar se rreth 35,000 fëmijë janë bllokuar në dhe rreth qytetit Manbij, qytet ky i goditur në vazhdimësi nga sulmet ajrore.

Marrë nga: The Indipendet – /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts