Një ezan fonik, pra me altoparlantë, u lëshua për herë të parë në Amsterdam, aty ku ka patur një debat të nxehtë nëse kjo duhet lejuar apo jo.
Kjo ndodhi të premtem, në të quajturën Xhamia Blu, ku luten shumica e muslimanëve marokenë.
Qytetarët në zonë dolën në rrugë për të dëgjuar këtë lloj ezani të amplifikuar, madje deri dhe duke e regjistruar në celularët e tyre.
Nourdeen Wildeman, një zëdhënës i komunitetit të xhamisë, tha ata ndiheshin të lumtur për këtë.
Wildeman kujtoi se ezani thirret përmes altoparlantëve në shtatë përqind të xhamive në Hollandë, por nuk ishte kështu në Amsterdam, deri kur kjo ndodhi për herë të parë.
“Ka reagime të ndryshme të dhe përgjithësisht ka komente pozitive. Ne jemi muslimanë që jetojnë në Amsterdam, kjo është shtëpia jonë”, tha Wildeman.
Ursula van Spronsen, një nga qytetarët e Amsterdamit, tha se thirrja e ezanit në atë formë ishte vërtet e këndshme për ta dëgjuar.
“Më pëlqeu shumë. Unë jetoj pranë xhamisë”, tha Spronsen.
Imami i xhamisë Yassin Elforkani tha më herët në një deklaratë për shtyp se ai besonte se Islami do të përfaqësohej më së miri në Amsterdam.
Thirrja myslimane për lutje në Hollandë ka të njëjtin status si këmbanat e kishave sipas ligjit, por ende këshillat e qyteteve kanë autoritetin të përcaktojnë kufizimet e mundshme. /tesheshi.com/