Mali Etna shpërtheu dje, më 2 qershor, duke shkaktuar shembjen e anës veriore të kraterit.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë turistë që vrapojnë në panik në kërkim të sigurisë.
Sipas Qendrës Këshillimore për Hirin Vullkanik në Tuluzë, linjat ajrore u paralajmëruan se tymi kishte arritur një lartësi prej 6,400 metrash.
Dëshmitarët që ishin në Etna në kohën e shpërthimit ndanë me CNN atë që përjetuan në momentin delikat.
Një nga pronarët e një agjencie udhëtimesh tha se kishte rreth dyzetë persona pranë vullkanit në kohën e shpërthimit.
“Ne ishim dy hapa larg vullkanit në kohën e shpërthimit. Është fat që kishim një udhërrëfyes të përgjegjshëm me vete”, tha një nga dëshmitarët për CNN.
“Ndodhi papritur, tym i madh, zhurmë e tmerrshme”, tha një dëshmitar tjetër.
Agjencia e Mbrojtjes Civile të Siçilisë njoftoi se rreth dhjetë agjenci udhëtimesh po punonin në Etna në çdo kohë të caktuar.
Ata shtuan gjithashtu se nuk kishte turistë ose alpinistë të vrarë në këtë rast dhe se të gjithë u evakuuan në kohë. /tesheshi.com/