Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

    Biden në pikiadë!

    Biden në pikiadë!

    Gjermania, një krahasim për Kosovën: Si në një maratonë…!

    Gjermania, një krahasim për Kosovën: Si në një maratonë…!

    Izraeli: “dorëheqja morale” që mund ta rrëzojë Bennett-in

    Izraeli: “dorëheqja morale” që mund ta rrëzojë Bennett-in

    “Diplomaci qebapi” në Ballkan

    “Diplomaci qebapi” në Ballkan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Erdogani në ditëvdekjen e Skënderbeut, Rama: Edhe budallallëk islamofobik!

Reagim ndaj sajesave konspirative të një dite më parë

Nga te Sheshi
18/01/2022
në Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Erdogani në ditëvdekjen e Skënderbeut, Rama: Edhe budallallëk islamofobik!
180
SHPËRNDARJE

Kryeministri Rama postoi në FB një reagim ndaj atyre që një ditë më parë, lexuan te vizita e Erdoganit një konsipracion anti-Skënderbe. Kjo, nga fakti se dje ishte dhe ditëvdekja e heroit kombëtar. Sipas Ramës, te mllefi anti-turk do shohësh që ka, siç shprehet ai, budallallëk islamofobik.

Postimi i plotë:

Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre që rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, i cili ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.

Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar në më shumë se një rast e Shqipërisë dhe shqiptarëve, e si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik, falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdoğan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, brenda rrethimit mbytës të Armikut të Padukshëm?

Si mund të lidhen me luftën e pesë e kusur shekujve më parë, punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo një spital të ri ultramodern për njerëzit e këtij vendi?

Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdoğan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës.

Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”.

Po shokë ama, natyrisht. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Punë holandezësh: si do jetë Porti i ri i Durrësit?
Ekonomi

Punë holandezësh: si do jetë Porti i ri i Durrësit?

21/05/2022
Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez
Lindja e Mesme

Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

21/05/2022
Të festosh lirinë nga Serbia
Ballkani

Të festosh lirinë nga Serbia

21/05/2022
Lajme të tjera
Basha provon vezët “Berisha”, relaksohet me gratë

Basha provon vezët "Berisha", relaksohet me gratë

Botërori i Katarit: siguria i besohet Turqisë

Botërori i Katarit: siguria i besohet Turqisë

Zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi apelon për bashkim shqiptar

Zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi apelon për bashkim shqiptar

TË FUNDIT

Punë holandezësh: si do jetë Porti i ri i Durrësit?

Punë holandezësh: si do jetë Porti i ri i Durrësit?

2 orë Më parë
Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

2 orë Më parë
Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

4 orë Më parë
Avionë turq tërbojnë Athinën

Avionë turq tërbojnë Athinën

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Të festosh lirinë nga Serbia

Të festosh lirinë nga Serbia

21/05/2022
Një histori e dhimbshme nga Ukraina…

Një histori e dhimbshme nga Ukraina…

21/05/2022
Kush është Nuredin Dumani, dibrani që “po tregon shokët”?

Kush është Nuredin Dumani, dibrani që “po tregon shokët”?

20/05/2022
Vulë europiane nga Tirana: “Open Balkan”, Ok!

Vulë europiane nga Tirana: “Open Balkan”, Ok!

20/05/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

 Nga Amir B. Ahmeti: Feja dhe Shteti në kushtetutat e vendeve evropiane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist