Policia e Shtetit njofton se ka ekstraduar nga Zimbabve Loran Dushën, 42 vjeç, lindur në Lushnjë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2022 është dënuar me burg për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet ka rezultuar se 42-vjeçari, në cilësinë e administratorit të një kompanie private, ka përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme, përmes faturave dhe pagesave fiktive, për punë dhe shërbime të pakryera.
Më konkretisht, Loran Dusha është administratori i inceneratorit të Fierit.
Pas mbërritjes në Shqipëri, 42-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Është ky ndër ato raste kur ekstradimi nuk i përket një të personi me kartelë kriminale por korruptive.
Inceneratorët, si ai Tiranës, Elbasanit e Fierit, konsiderohen si afera të rënda kriminale, duke çuar në burgje ish-ministra, ish-zv/ministra, ish-drejtorë e nëpunës.
Po ashtu, i arratisur prej tyre është një ish-ministër e zv/ministër, Arben Ahmetaj, si dhe dy biznesmenë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. /tesheshi.com/