Duke filluar nga viti i ardhshëm, Arabia Saudite do të ndryshojë ligjin në lidhje me konsumin e alkoolit në vendin e saj.
Ky do të jetë fundi i një ndalim absolut që ka qenë në fuqi për 74 vjet, duke toleruar në zona të caktuara me interes ekonomik.
Më saktë, Riadi do të lejojë shitjen dhe shërbimin e alkoolit në 600 zona turistike, që është një imtim i praktikave emiratase e asesi e atyre të Katarit, i cili nuk toleroi as në Botëror.
Pra, alkooli do të lejohet vetëm në objektet që kanë qëllim turistik, që përfshijnë hotele luksoze, resorte turistike dhe përfaqësues të licencuar. E gjithë kjo ka për qëllim mysafirët që do vijnë në Expo 2030 dhe Kupën e Botës 2034.
Është ky një tjetër vendim i diskutueshëm i pushtetit të Bin Salmanit, një udhëheqës saudit që në emër të modernizmit të Mbretërisë po luan me norma dhe principe me themele të forta islame. /tesheshi.com/