Mes qindra besimtarëve muslimanë që falën Kurban Bajramin në Korçë, ishte dhe e moshuara Rani Lekaj, e cila që prej fëmijërisë ka humbur shikimin.
Ajo tha se edhe në kohën e diktaturës është falur fshehurazi, ndërkohë që tani është një besimtare e devotshme.
“Jam e verbër që në fëmijëri. Kam rritur pesë fëmijë. Jam falur që e vogël dhe deri më sot se babanë e kisha besimtar. Do besoj deri sa të më regëtijë damari”, u shpreh ajo për mediat.