Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E fundit nga Komiteti COVID: hapje universitetesh, jo karantinë për dy vende fqinje

Më i fundit vendim nga Komiteti Ekspertëve COVID është heqja e karantinës për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia, si dhe hapja e universiteteve. Ndërsa orari i ndalimit të lëvizjes mbetet po ai aktuali.

Kjo u tha nga  ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp me Komitetin Teknik.

“Kemi një rënie të ndjeshme të shifrave të infektimeve dhe numër te ulet te shtruarish kemi incidence te ulet me 26.6 raste për 100 mijë banorë.

Kemi rënie të pozitivitetit total me 3.8%, numri i të shtruarve është ulur në 116 të shtruar krahasuar me javën e ardhshme. Indikatorë si këta na sjellin në vëmendje situatën e një viti më parë ku me masa të forta patëm situatë të kontrolluar të epidemiologjisë, këtë vit ia kemi dalë falë strategjisë tonë.

Masat kanë patur ndikim të padiskutueshëm, e kem iarritur këtë pa sjhkaktuar ndërprerje të rënda për ekonominë.

Prej fillimit të fushatës 748,400 doza vaksine kanë mbërritur prej fillimit të fushatës. 100 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinave. Do të vijojmë të jemi të kujdesshëm edhe në këtë moment. Komiteti ka rivlerësuar masat, ka bërë ribvlerësim të situatës në 2 vendet fqinje, ku vihet re një tendencë e uljes së infektimeve.

 Ka vendosur heqjen e karantinës me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Me kërkesë të Minisrisë së Arsimit do të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për konsultime dhe provime.

Do vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e tjera dhe kufizimi i lëvizjes do të jetë në orën 22:00 deri në mëngjes”,tha ajo. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts