Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Talibanët marrin një vendim…

    Talibanët marrin një vendim…

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Talibanët marrin një vendim…

    Talibanët marrin një vendim…

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Dy mesazhe të pazakonta të Eduart Selamit: ambicie për kreun e PD-së dhe një “mea kulpa” në emër të politikës

Nga te Sheshi
07/11/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Dy mesazhe të pazakonta të Eduart Selamit: ambicie për kreun e PD-së dhe një “mea kulpa” në emër të politikës

“Në politikë nuk ka të vjetër dhe të rinj, Adenauer e nisi në moshën 74-vjeçare për të ndërtuar historinë më të sukseshme të Gjermanisë së shekullit që shkoi”

Nga Luljeta Progni

Pas një periudhe të gjatë në heshtje, Eduard Selami shfaqet me dy mesazhe të forta politike në një fjalim mjaft interesant në përvjetorin e nisjes së lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Dy janë mesazhet e rëndësishme të deputetit të PD-së, një prej thmeluesve të kësaj partie: I pari se nuk ekziston koncepti të vjetër e të rinj në politikë, debat që ka përfshirë së fundmi zhvillimet brenda PD-së, si dhe mesazhi i dytë se është momenti që elita politike edhe ajo e PD-së, të përballet me përgjegjësinë e dështimeve në 25 vjet.

Në një aktivitet të organizuar nga fondacioni gjerman Adenauer,  zoti Selami i është referuar pikërisht figurës emblematike të Gjermanisë, kancelarit Konrad Adenauer për t’i thënë kryetarit të PD-së Lulzim Basha se në politikë nuk ka të vjetër dhe të rinj por ka të dështuar dhe të suksesshëm.  “Kam një lajm të keq për ata që janë të fokusuar tek lufta mes të rinjve dhe të vjetërve. Konrad Adenauer ishte 74 vjeç kur u zgjodh për herë të parë si kancelar i Gjermaninë në vitin 1949 dhe qëndroi aty për 14 vjet”, ka thënë ndër të tjera Eduard Selami në fjalimin e tij, duke theksuar se Adenauer e udhëhoqi Gjermaninë në historinë më të suksesshme të saj në shekullin e shkuar.

Ky mesazh vjen në një situatë kur togëfjalëshi “të vjetër apo të rinj në politikë” ka ndarë në dy grupe Partinë Demokratike. Me sa duket Eduard Selami është ndjerë në këtë debat në grupin e “të vjetërve” në PD, ose ndoshta aty e kanë pozicionuar zhvillimet e fundit brenda kësaj partie.

berisha selamiSelami është sa i vjetër edhe i ri në PD. Është themelues i kësaj partie, aktiv në pesë vitet e para të saj, më pas i larguar për shkak të rrymave që kanë trazuar këtë parti në dhjetë vitet e para pas themelimit. Eduard Selami ka mbajtur postin e kryetarit të PD-së nga viti 1992 deri në vitin 1995.

U largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke lënë pas një histori debatesh të ashpra me presidentin Berisha, i cili de fakto ishte drejtues aktiv i partisë në atë kohë. Selami u largua nga PD në vitin 1995 pas dështimit të referendumit për Kushtetutën, një dështim që në të vërtetë nuk i përkiste atij, edhe pse udhëhoqi fushatën për miratimin e draftit të mazhorancës së djathtë në atë kohë.

Eduard Selami u largua në valën e tretë të përjashtimeve të themeluesve nga partia Demokratike. Qëndroi jashtë politikës për 18 vjet, por disa herë tentoi të jepte sinjalet e kthimit në Shqipëri. Ne pranverën e vitit 2013, mori vendimin final për t’u kthyer aktiv në Partinë Demokratike.

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 23 qershorit.  Pak ditë pas zgjedhjeve, Sali Berisha dha dorëhqje nga posti i kryetarit të PD-së pasi kjo parti i humbi zgjedhjet dhe loja u hap për të gjithë, të vjetër dhe të rinj që mund të konkuronin për postin e kryetarit të PD-së. Në këtë lojë mund të hynin dhe themeluesit e PD-së.

Dhe Eduard Selami mund të ishte një prej tyre, ndoshta më i përhstatshmi për faktin se nuk mbante mbi shpatulla dështimet e qevrisjes 8-vjeçare por as të mëparshmet. Ishte larguar nga Shqipëria pa nisur ende problemet thelbësore të qeverisjes së Berishës me standartet demokratike në Shqipëri. Ishte larguar para zgjedhjeve të 26 majit 1996, kohë kur demokracia e brishtë e Shqipërisë pësoi një krisje të madhe, zgjedhjet e 26 majit u konsideruan tërësisht të manipuluara nga opinioni ndërkombëtar dhe ai vendas.

Megjithatë, Selami nuk shfaqi publikisht ambiciet e tij për të hyrë në garën për kryetar të PD-së.  Por nuk ishte jashtë kësaj loje. Një bisedë me liderin historik të kësaj partie në qershor të vitit 1996 mesa duket i kishte dhënë drejtim këtij momenti. Eduard Selami nuk do të hynte në këtë lojë dhe qëndroi neutral në garën mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit për postin e kryetarit të PD-së. Lulzim Basha u zgjodh kryetar dhe më pas Eduard  Selami hyri në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, përballë Arben Ristanit dhe Enkelejd Alibeajt. Garën e ftoi Ristani. Por kjo nuk e mbylli rrugën e Selamit drejt rikthimit në kupolën e PD-së, atje ku ishte 25 vite më parë, një ndër themeluesit krysor të saj, në fillim Sekretar i Përgjithshëm dhe më pas kryetar i PD-së për tre vite.

Mesazhi i dytë

Në mesazhine tij të dytë në fjalimin e djeshëm, Selami ka evidentuar dështimet e elitës politike në 25 vjet, ky hyjnë edeh ato të PD-së. Ndoshta ai e ka më të thjeshtë ta bëjë sepse 18 vite ka munguar në Shqipëri dhe është pikërist koha kur kanë ndodhur mëkatët më të mëdha të elitës politike në drejtimin e vendit.

“Për mua Shqipëria është në rrugën e drejtë sepse është rruga e Evproës e lirisë dhe e dmokracisë por nëse bëjmë lojë fjalësh,  është në drejtimin e gabuar sepse është  ende pa institucione demokratike, pa një shtet ligjor dhe problem me një problem madhor të pazgjidhur siç është çështja e pronave. Ashtu siç përpiqemi të marrim me të drejtë lavdinë e ngjarjeve të vitit 1990 kur shumë kanë kontributin e tyre, ashtu duhet të ndajmë edhe përgjegjësinë se këto 25 vjet nuk arritëm të realizojmë atë që shumë nga ne pritëm, një Shqipëri me një demokraci të zhvilluar dhe me histori suksesi.  Nëse duam që të bashkohemi në këtë histori të vendeve të suksesshme, gjëja e parë që duhet të bëjmë është  të kuptojmë që është një detyrë që duhet ta përballojmë bashkë pavarësisht bindjeve politike”, tha Selami.

Është një mesazh i qartë për kundërshtarët politikë  të krahut të majtë, por akoma më shumë një mesazh drejtuar familjes së tij politike, PD-së, e cila drejtoi vendin po aq vite sa e ka drejtuar PS-ja.

selami 2013

Janë dy mesazhe të dhëna në një moment zhvillimesh të rëndësishme brenda PD-së, ku lidershipi i kësaj partie duket i ç’orientuar përballë një mazhorance gjithnjë e më problematike në raportet brenda saj dhe në raport me qytetarët.  Është gjithashtu një situatë po aq problematike sa i përket organizimit të brendshëm  të PD-së, pas zgjehdjeve të 21 qershorit,  dhe analizës së munguar për hubjen e këtyre zgjedhjeve.

Eduard Selami ka dhënë sinjale se mund të shfaqet me ambicie politike për t`u pozicionuar më lart në kupolën e PD-së, ndoshta deri drejt kreut të saj dhe kjo do të varet shumë nga zhvillimet që do të ndodhin në vitin 2017, zgjedhjet e ardhshme paralmentare.

Në se ndodh që PD t’i humbasë këto zgjedhje, atëherë Lulzim Basha largohet nga posti i kryetarit të partisë pasi kjo është e sanksionuar në statut. Është një moment që rihapet loja për drejtimin e PD-së atje ku mund të shfaqet Eduard Selami, ndoshta i mbështetur nga një grup mjaft i rëndësishëm në PD, ish-themeluesit.

Me sa duket Selami e sheh vetën si një figurë përbashkuese edhe mes të rinjve e të vjetërve. Këtë e ka deklaruar kur hyri në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, “ Jam në këtë garë për të unifikuar vazhdimësinë dhe vlerat e reja të PD-së”.

Ambiciet politike të Selamit apo edhe të tjerë ish-drejtues apo drejtues aktual të PD-së, mund të gjejnë hapësirë për tu shfaqur në varësi të zhvillimeve që do të pasohen në dy vitet në vazhdim. Në çdo situatë, një faktor shumë i rëndësishëm për realizimin e ambicieve të secilit për tu pozicionuar në nivele të larta në PD, është ndikimi ende i fortë i liderit historik të PD-së, Sali Berisha në zhvillimet politike të kësaj partie. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet
Politikë

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Tragjedia sizmike: sa do japë BE për Turqinë?
Politikë

Tragjedia sizmike: sa do japë BE për Turqinë?

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!
Turizëm & Udhëtime

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Lajme të tjera
Arrestohet në Vushtri Besar Berisha nga Fieri: kërkohej për tentativë vrasjeje

Arrestohet në Vushtri Besar Berisha nga Fieri: kërkohej për tentativë vrasjeje

VIDEO/Pret brumin e picës në disa kuadrate, përfundimi është tepër i shijshëm

VIDEO/Pret brumin e picës në disa kuadrate, përfundimi është tepër i shijshëm

Disa marifete për të pasur veshje të bardha si bora

Disa marifete për të pasur veshje të bardha si bora

TË FUNDIT

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

7 orë Më parë
Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

11 orë Më parë
Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

12 orë Më parë
Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

12 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

20/03/2023
Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist