Krahas golit në një finale, moshës në të cilën ende luan, Cristiano Ronaldo ishte lajm të dielën mbrëma dhe për duanë(lutjen) e tij në formën klasike islame.
Portugezi që po luan vitet e fundit në Saudi është shfaqur qartazi si një musliman në emocionet e ndëshjes që po luhej, duke e ndjekur nga stoli, së paku në formën e lutjes për fitore.
Kështu, në pamundësi për t’u ditur nëse është mbjellë diç islame në të brendshmen e tij – zemrën – së paku së jashtmi është forma se si ai i drejtohet Zotit.
Ronaldo po prek të ‘40-at në fushë, duke qenë po aq rinor në lojë sa ç’ishte kur nisi t’i tregonte botës gjenialitetin e tij në fushë.
Të dielën, ai ngriti kupën e Europe League, një trofe që ngjante dhe si përgjigje e Zotit për lutjen e tij ashtu siç Krijuesi e ka caktuar që duhet lutur – me pëllëmbë nga Ai e jo gishta të puthitur – kur është fjala për mënyrën e mbajtjes së duarve. /tesheshi.com/