I vetëkonsideruar i djathtë pas vitesh si komunist, si dhe me prejardhje e formim tipik prej “njeriu të ri” të ish-regjimit, Sali Berisha nuk ka guxuar të thotë një fjalë për paradën e LGBT-ve në Tiranë, mbajtur pak ditë më parë, në krye të të cilëve ishte ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvo Gonzato, gjithashtu pjesë e asaj skote të devijuarish nga natyra e pastër njerëzore.
Ky diplomat u kritikua nga Tritan Shehu, me qëndrime të njohura kundër tyre, në emër të bindjeve të veta kristiane. Por Berisha i ka quajtur ato si “qëndrime individuale”. “Qëndrimet zyrtare të PD i shpreh kryetari i PD. Kjo është shumë e prerë. Sa i përket mendimeve të individëve të caktuar, ato janë individuale dhe nuk shprehin mendimin e PD.
Po cili ëshët qëndrimi i PD-së, një forcë që kurrë s’ka guxuar të bëjë deklaratë kundër armiqve të familjes e traditës?
“Orientimi seksual i gjithësecilit është çështje private dhe ne nuk hyjmë në jetën private të një njeriu. Ne respektojmë të drejtat e njeriut dhe orientimin…”, tha pabesueshmërisht njeriu që pretendon se është i djathtë. /tesheshi.com/