Pas muajsh hetime nga SPAK, ka ardhur arrestimi për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Mësohet se akuza ndaj tij është ajo e korrupsionit me fondet donatorëve. Pra, jo për konçensionet e përfolura.
Raportohet se ai ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit EUSAIR pranë agjencisë në fjalë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.
Ndaj, një urdhër arresti është lëshuar edhe për Kurtulajn, të cilit i është kontrolluar banesa me herët për llogari të hetimit.
Kujtojmë se Beqja vinte me një automjet në emër të Kurtulajt në SPAK, për masën “detyrim për paraqitje” për çështjen e Sterilizimit.
Por dyshohet që automjeti të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit.
Ai po hetohet dhe nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për “shpërdorim detyre” lidhur me kontratën konçesionare të sterilizimit, ndërsa pas hekurave përfundon për tjetër aferë. /tesheshi.com/