Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Dinos Koubatis: Siria si Izmiri i dikurshëm, lufta nga Fuqitë e Mëdha për orekse të pangopura

Nga te Sheshi
14/11/2015
në Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Dinos Koubatis: Siria si Izmiri i dikurshëm, lufta nga Fuqitë e Mëdha për orekse të pangopura
5
SHPËRNDARJE

“Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, popujt do ta kuptojnë lojën dhe do të vetëvëllazërohen”

Nga Bardha Nergjoni

Një penë e fortë e Greqisë, një dashamirës i shqiptarëve, ka ardhur në panaririn e Librit në Tiranë me një rrëfim ballkanas Izmiri në flakë të botuar nga shtëpia botuese Toena.

Dinos Koubatis analizon historinë nëpërmjet një fabule që nis në Kretën klasike për t’u mbyllur sërish në Kretë, por e gjithë historia zhvillohet në Izmir, vendi ku jetuan bashkë grekë e turq, pse jo dhe shqiptarë.

Autori i vlerësuar me çmime ndërkombëtare, me një karrierë të pasur edhe si regjizor dhe aktor, bën krahasime të forta historike që lidhen me luftën e Sirisë. Ai e lidh atë me luftën në Izmirin e dikurshëm që u synua më shumë për pasurinë por që tregoi se njerëzit pavarësisht kombësisë, jetojnë e lidhen me njëri-tjetrin fuqishëm.

“Ajo që dua të theksoj është se libri bën fjalë për ngjarje që shënuan historinë e Greqisë. Janë ngjarjen reale që ndoshta nuk janë kaq shumë të njohura në Ballkan. Janë ngjarje për të cilat dua të them që historia nuk përsëritet por vetëm kanë ngjashmëri njëra ngjarje historike me tjetrën. Ka ngjashmëri të atyre ngjarjeve që vuajti Izmiri dikur me zhvillimet e sotme në Siri. Dua të besoj që motivi është i njëjtë pasuria nëntokësore, nafta e Mosulit.

Është një gjendje që zgjatet pambarim dhe nuk po i vjen fundi. Është për të ardhur keq, sepse për 100 vjet sakrifikohen shpirtrat e mijëra njerëzve thjeshtë të kënaqur oreksin e pangopur të Fuqive të Mëdha.

Unë e dua njeriun dhe më vjen turp për këtë epokë ku jetojmë sot,  jetojmë me njerëz që nuk kanë asnjë gjurmë humanizmi tek vetja e tyre”.

Duke sjellë fabulën e librit, Koubatis thotë se bashkëjetesa në Izmir solli zhvillim dhe zhvillimi erdhi nga grekët e vendosur si refugjatë.

“Në rastin e konkret libri fillon me një familje që largohet nga Kreta pas sulmit e turqve në ishull  dhe arrin në brigjet e Azisë së Vogël, e cila është nën pushtimin turk gjithashtu. Aty tek ato brigje këta refugjatë gjejnë mbrojtje. Vendasit i pranojnë. Këta refugjatë u larguan prej turqve dhe u pritën në Azinë e Vogël po prej turqve. Aty në vendbanimin e ri kjo familje krijoi lidhje me elementin grek dhe turk që jetonte aty. Ky komunitet i ndihmon për t’u ngritur. Paradoksi qëndron tek fakti që ndërsa turqit janë pushtuesit, por ama grekët që vendosen aty bëhen zotër të fushave të tilla ekonomike e tregtare. Kultura dhe puna e grekëve e shndërrojnë Izmirin në atë kohë në një Paris të vogël, një qytet që tërhiqte elitën e të huajve. Deri në momentin që i vihet flaka qytetit dhe pushtohet nga trupat e çrregullta turke, banorët turq të Izmirit u drejtohen vëllezërve të tyre grekë. Ata dolën në rrugë dhe thërrisnin çfarë bëjnë këta të çmendurit. Grekët largohen nga Izmiri. Qyteti iu dorëzohet flakëve. Grekët fillojnë një udhëtim që përshkruhet në mënyrë figurative si një rrugëtim i vuajtjeve të tyre duke kaluar në kufijtë e mbijetesës. Ata arritën të kthehen sërish duke vendosur kulturën e tyre tek atdheu, Greqia. Rikthimi vjen pas tre shekujsh”.

Ekziston një zinxhir konfliktesh që herë pas here zgjohet mes Shqipërisë, Greqisë dhe Turqisë. Si e parashikoni të ardhmen e këtyre popujve?

Për të ardhmen s’mund të parashikoj. Për të ardhmen vendosin Fuqitë e Mëdha.

Ju bëtë një krahasim midis asaj që po ndodh në Siri sot, me Izmirin që keni përshkruar në vepër. Si e parashikoni të ardhmen e Sirisë?

Do të vazhdojë kjo gjendje edhe në Siri derisa të shkojë në një pikë fundore. Nga sa dimë Fuqitë e Mëdha do të arrijnë qëllimin final.

Si i shikoni marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në kohën kur jetojmë?

Nëse do të supozojmë që të tjerët do mendojnë për ne para se ne të mendojmë për veten tonë,  nuk do kemi asnjë bazë dhe nuk do të ndërmarrim asnjë iniciativë, të paktën në rrafshin politik. Unë besoj se me kalimin e kohës popujt, e kam fjalën për masën, do ta kuptojnë këtë lojë që bëhet në kurriz të tyre dhe do të vëllazërohen mes tyre. Letërsia, arti ndihmojnë në afrimin e popujve, se  arti hap horizonte shpirtërore dhe letërsia konturon ngjarjet e vërteta që ndodhin. Letërsia flet me gjuhën e popujve, me shpirtin e popujve, në këtë mënyrë ndihmon në çmontimin e teorive të vendosura nga politika që synon nënshtrimin e popujve. Nëse sot nuk bëjmë dot ndryshimin, por tashmë ne e dimë se kush është e vërteta.

Ju njohim si shkrimtar, si regjizor, si aktor. Çfarë do të na sillni në jetën tuaj artistike për të ardhmen e afërt?

Unë vazhdimisht jam në lëvizje. Lëvizjet e mia do t’i quaja si lëvizje në nxitim, si në fizikë. Këtë gjë mund ta them për letërsinë. Gjithmonë gjej diçka që është në zhvillim dhe që më tërheq vëmendjen.

12244553_957134547681428_6255797159917756929_o

Dorian Koçi: Koubatis ndërthur bukur historinë me letërsinë

Dinos Koubatis ka ndërthurur ngjarjet historike me letërsinë. Nëpërmjet figurës së gjyshit që tregon historinë e shpërnguljes së familjes së vet në Izmir, kemi tregimin narrativ të bashkëjetesës së popujve, një histori e cila është shumë e prekshme në Ballkan dhe që lidhet me historinë e eposit shqiptar. Si zakonisht në teatrin e luftimeve në mesdhe nuk mund të mungonim edhe ne shqiptarët. Kreta pushtohet nga Vasil Qiprilliu, nga familja e njohur e qiprillinjve të Beratit. Janë po ata Qiprillinj që japin leje për ndërtimin e katedrales ortodokse në Izmir. Kjo tregon rolin që kanë pasur elitat shqiptare në Perandorinë Osmane.

Një tjetër gjë që do ndërhyja, sepse ka qenë një debat i gjerë dhe zakonisht mes popullsive në rajonin tone, është fakti se Nishi është në Serbi por Konstandini, ai që solli krishtërimin, siç është pranuar nga autorët antikë, ishte ilir. Siç shikohet, kur ne historianët përzihemi në letërsi përpiqemi t’i shikojmë me lupën e historianit gjërat, por kjo nuk ia ul aspak vlerat romanit, i cili i fton të gjithë lexuesit në një aventurë të këndshme në letërsi, histori dhe gjeografinë e rajonit. Janë të gjitha aty, në ishullin e Kretës, edhe qytetërimi venecian edhe ai grek. Në këtë kontekst unë besoj se ky roman do të zërë një vend të veçantë në përkthimin e letrave shqip për të bërë të mundur që historinë e një vendi tjetër ta lexojmë brenda konteksteve kulturore të caktuar. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”
Shkencë & Jetë

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

21/03/2023
Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike
Diplomaci

Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

21/03/2023
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet
Politikë

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Lajme të tjera
Netanjahu paralajmëroi valën terroriste në Francë, çuditërisht dhe Charlie Hebdo-në (Video)

Netanjahu paralajmëroi valën terroriste në Francë, çuditërisht dhe Charlie Hebdo-në (Video)

Nga Enkel DEMI: Në syrin e mortjes

Nga Enkel DEMI: Në syrin e mortjes

Miqësore luksi: Spanja triumfon ndaj Anglisë, Franca leksion Gjermanisë, Serbia bëhet helaq nga Çekia

Miqësore luksi: Spanja triumfon ndaj Anglisë, Franca leksion Gjermanisë, Serbia bëhet helaq nga Çekia

TË FUNDIT

Angli: futbollistët agjerues, pushim për iftar

Angli: futbollistët agjerues, pushim për iftar

35 minuta Më parë
Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

Marca: Aktori që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

3 orë Më parë
Lazio, distancim nga antisemitizmi i disa tifozëve

Lazio, distancim nga antisemitizmi i disa tifozëve

4 orë Më parë
Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

21/03/2023
Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

21/03/2023
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist