Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ne Gjenevë ndërsa ka shprehur shqetësimet e tij, siç tha “rreth përkeqësimit të situatës së të drejtave të njeriut në Libi, Republika Popullore Demokratike e Koresë dhe Ukrainë..”, për çudi nuk pati vend piër dy rreshta mb Kosovën apo përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Krahinen e Preshevës. Kjo ndodhi pak orë pasi Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i kërkoi Shqipërisë që të mos e ngrejë më zërin për Kosovën.
Në Pallatin e OKB-së ne Gjenevë po zhvillohen punimet seanca e 28-të e Këshillit të Drejtave të Njeriut (2 mars-27 mars 2015) ku po marrin pjesë drejtues të lartë shtetërorë e diplomatë. Punimet e sivjeme të Sesionit të Këshillit të Drejtave të Njeriut po i ndjekin edhe perfaqësues e delegacione nga Ballkani, ku nga Shqipëria marrin pjesë shefi i diplomacisë Ditmir Bushati i shoqëruar nga Filloreta Kodra, ambasadore pranë misionit shqiptar në OKB. Kurse, Serbia u prezentua nga Roiksanda Ninçiç, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton “Presheva jonë”.
Ndërkaq, diplomatja serbe Ninçciçc foli për serbët e Veriut të Kosovës, ku kërkoi nga ndërkombëtarët ndricimin e trafikut të orgnaneve. Kurse ministri shqiptar “harron” Kosovën dhe shqiptarët e Preshevës.