Mbreti i modës dhe milioneri nga Gjermania Helmut Schlotterer u bëri një dhuratë të vlefshme punëtorëve të tij, më saktë jua la të gjithë kompaninë.
Rrallëherë një shef është kaq bujar: Kompania e modës Marc Cain nga Bodelshausen (rrethi Tübingen, Baden-Württemberg) në të ardhmen do t’u përkasë punonjësve.
Siç njoftoi kompania, themeluesi jashtëzakonisht i pasur Helmut Schlotterer transferoi aksionet e tij në shoqatën e punonjësve. Kështu, vlerat e kompanisë duhet të ruhen në të ardhmen.
Kompania prodhon veshje për femra dhe është eksportuese në dhjetëra vende.
Në vitin 2020, ajo pati shitje prej rreth 200 milionë euro në mbarë botën. Schlotterer drejtoi kompaninë për më shumë se 50 vjet, shkruajnë mediat gjermane.
Punonjësit tani kanë mundësinë të marrin pjesë aktive në suksesin e kompanisë dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre të votës për të përcaktuar se si përdoren fitimet.
Shoqata e punëtorëve drejtohet nga këshilli i punëtorëve që përbëhet nga të gjithë drejtuesit aktivë.
“Më shumë se çdo gjë tjetër, është e rëndësishme për mua të sigurohem që Marc Cain të hyjë në duart e duhura. Shitja e kompanisë nuk ishte kurrë një opsion për mua, dhe duke qenë se unë dhe gruaja ime nuk kemi fëmijë, vendosa të krijoj një shoqatë për ta mbajtur kompaninë në funksion”, shpjegoi Schlotterer në një deklaratë për shtyp. /tesheshi.com/